web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosja e të rinjve në Tiranë/ Policia shpall në kërkim dy bashkëpunëtorët

25 Korrik 2021, 11:37, Aktualitet CNA

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e dy të rinjve mbrëmë në Tiranë. Policia ka bërë me dije se vijojnë hetimet dhe se ka shpallur në kërkim dy shtetasit Nj. K., 25 vjeç dhe B. P., 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të ngjarjes.

gjtihashtu janë sekuestruar 3 mjete njëri prej të cilëve ishte mjeti tip ?Audi? në përdorim nga autori i ngjarjes shtetasi A. I(Gj) .

Njoftimi i Policisë

Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbremjën e djeshme ku mbetën  të plagosur shtetasit A. Gj dhe J. M., dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. I(Gj).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë vijuar me hetime më të thelluara duke shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë konkretisht shtetasit Nj. K., 25 vjeç dhe B. P., 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip ?Audi? në përdorim nga autori i ngjarjes shtetasi A. I(Gj). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga