web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prania e variantit Delta/ Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendimin për masat anti-Covid

26 Korrik 2021, 11:17, Aktualitet CNA

Pavarësisht konfirmimit të pranisë së variantit Delta në vendin tonë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat anti-Covid.

Në fjalën e saj, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, bëri të ditur se varianti Delta i COVID qarkullon gjerësisht në vendin tonë, por nuk është e nevojshme ndryshimi i masave.

?Niveli i masave nuk ka asnjë arsye objektive që të ndryshojë. Masat do jenë po ato që kanë qënë më parë. Pavarësisht faktit që është konfirmuar dyshimi për praninë e variantit Delta, mbrojtja prej këtij varianti është e njëjta si në të gjitha variantet e tjera.

Të zbatojmë me rigorozitet ato masa që ishin.

Mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura. Zbatimi i orës policore prej orës 24:00 deri në 06:00 të mëngjesit, dhe deri në 23:00 për lejimin e muzikës?-tha Rakacolli.

Ndërsa mjeku Dhimitër Kraja tha se në spitalin Infektiv ka 9 pacientë të shtruara, gjendja shëndetësore e të cilëve, sipas tij është e kënaqshme.

?Në Spitalin Infektiv ka 9 pacientë të shtruar. Në përgjithëse gjendja e tyre shëndetësore është e kënaqshme. Situata në përgjithësi është e mirë.

Nuk kemi pasur raste shumë të rënda, si formë kritike. Nuk ka pasur vdekje.

Pavarësisht se situata e shtrimeve në spital reflekton shtimin e rasteve, nuk ka forma të rënda vdekjeprurëse.?-tha Kraja./CNA.al





Lajmet e fundit nga