web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministritë 65 mln euro borxhe/ Auditi i qeverisë zbulon se 7 ministri nuk paguan në afat faturat

26 Korrik 2021, 17:12, Aktualitet CNA

Detyrimet e prapambetura janë rritur më tej gjatë vitit 2021. Në muajin mars të këtij viti stoku i borxhit të ministrive arriti në 65.4 milionë euro, me rritje rreth 8.4 milionë euro brenda 3 muajve.

Faturat e pashlyera në kohë nga Thesari përbëjnë një problem të mbartur në vite, që shtohen nga vendimet gjyqësore për largimet e padrejta nga puna dhe detyrimet për investime. Rreth 85 për qind e borxhit në qeverisjen qendrore raportohet në Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Financave.

Me një udhëzim të vitit 2014 qeveria është angazhuar të shlyejë në kohë këto detyrime dhe të parandalojë borxhet e reja, por ky objektiv nuk është përmbushur. Megjithatë, qeveria ka kryer audit të brendshëm për çdo ministri, duke matur 18 tregues, përfshi dhe mbajtjen në kontroll të borxheve. Në vitin 2020, 7 nga 11 dikastere kanë performuar më keq se në vitin 2019.

Lajmet e fundit nga