Connect with Us

LUFTA NË PS-Zbulohet kontrata/ Baftjar Zeqaj financoi portalin që godet Armando Subashin

Aktualitet

LUFTA NË PS-Zbulohet kontrata/ Baftjar Zeqaj financoi portalin që godet Armando Subashin

Publikuar

-

LUFTA NË PS-Zbulohet Kontrata, Baftjar Zeqaj financoi portalin që godet Armando Subashin

Në Shtator të vitit 2020 Baftjar Zeqaj u emërua si drejtori i ri i Albpetrolit. Emërimi i tij erdhi paralel me atë të Petro Koçit si kryetar partie në Fier.

Të dyja emërimet u kryen nga Gramoz Ruçi, i cili në atë kohë inkuadroi me mençuri dy socialistë të vjetër për t’i gërshetuar në ekipin elektoral me stafin e Armando Subashit apo me prurjet e reja të drejtorëve të sjellë më herët nga vet Ruçi dhe pse drejtorët ishin në disa raste pa lidhje me Fierin.

Për disa vite me radhë, Baftjar Zeqaj kishte qëndruar në hije, ai mbaroi mandatin si kryetar bashkie në vitin 2015, me tre dosje të hapura në prokurori për korrupsion dhe konflikt interesi.

Baftjar Zeqaj këto vite punoi privatisht me të shoqen si tregtar fruta-perimesh, gjasat janë që Zeqaj do jetë ndjerë i flakur nga Rilindja dhe i harruar nga Armando Subashi, ndërsa ky i fundit i zuri vendin.

LUFTA NË PS-Zbulohet Kontrata, Baftjar Zeqaj financoi portalin që godet Armando Subashin

Për gjashtë vite Baftjar Zeqaj ishte askushi, kishte prekur fundin dhe me siguri qe emërimi i tij si drejtor Albpetroli në 2020, ishte një shans i artë që ia dha Gramoz Ruçi për ta kthyer sërish në lojë.

Në Dhjetor 2020 Baftjar Zeqaj nënshkroi një kontratë konfidenciale me median Newsbomb, në pronësi të mikeshës së tij Anila Basha. Portali i Bashës përfiton 1 mijë dollarë në muaj nga Albpetroli dhe nga firma e Zeqajt.

 CNA.al zbardh sot draft-kontratën, pasi burime të mirëinformuara na thanë se orogjinali i firmosur gjendet i sekretuar në Albpetrol dhe mbrohet sot me fanatizëm nga miku i Zeqajt dhe drejtori aktual i Albpetrolit, Flamur Mato. (Ky i fundit zëvendësoi Zeqajn me mirëkuptim në Albpetrol në muajin Mars, pasi Zeqaj hodhi kandidaturën në zgjedhjet e 25 Prillit dhe u zgjodh deputet.)

Portali i zonjës Basha ka qenë shumë aktiv dhe i ka dhënë jehonë të spikatur deklaratave të Petro Koçit dhe ka goditur disa prokurime të bëra nga bashkia e drejtuar prej Armando Subashit.

Lexo ketu: “Duart e krimit në financat publike”, zbulohet tenderi që denoncoi Petro Koçi: 2 milionë USD për pastrimin e qytetit të Fierit (Kompania që e fitoi) 

Dhe ketu: “SPAK zbarkon në Bashkinë e Fierit, prokurorët marrin dosjet e tenderave të firmosur nga Armando Subashi”

Dalja ne dritë e draft -kontratës përforcon dyshimet se Petro Koçi nuk po flet si individ, por si një klan i mirëorganizuar në Fier, i financuar nga buxheti i majmë i Albpetrolit të cilin sot e kontrollon Zeqaj nëpërmjet të besuarit të tij Flamur Mato.

Në Fier përflitet nën zë se drejtori i Albpetrolit Flamur Mato është intimiduar dhe ofenduar disa javë me parë nga njerëz të një personazhi problematik në Fier të quajtur A.Isufaj.

Dyshohet se pas debateve me njerëzit e Isufajt, drejtori Mato ka ndryshuar fituesin e një tenderi në Albpetrol.

Nuk ka asnjë të dhënë deri më tani që Mato të ketë bërë ndonje kallëzim për këtë episod qe po përflitet fort në Fier.

Por është Petro Koçi ai që ka dalë publikisht dhe po deklaron se mafia po merr tenderët.

Linja duket qartë, pasi Zeqaj ka miqësi dhe e ka paguar për vite me radhë Petro Koçin si këshilltar në Bashki, në vitet 2003-2012.

Zeqaj dhe Koçi përfaqësojnë të njëjtën linjë politike, ndërsa kontrolli i Zeqajt në Albpetrol po financon media dhe portale për të goditur në favor të kësaj linje.

Qëllimi është për ta paraqitur Armando Subashin si person të lidhur me grupet e të fortëve në Fier.

Armando Subashi sigurisht qe duhet të kete lidhjet e veta në qytet, përfshirë dhe të fortë, por ajo që fsheh Petro Koçi është fakti se te gjitha grupeve të të fortëve në Fier ja ka dhënë Baftjar Zeqaj lejet e ndërtimit, madje në rastin e A.Isufajt dyshohet që Zeqaj i ka dhënë dhe ekskluzivitetin për tregun industrial të qytetit, të gjithë tregtarët industrialë, janë të detyruar të tregtojnë duke paguar qira, në ambientet private të ndërtuesit në fjalë.

Ndryshe nga sa deklaroi Petro Koçi sot sikur këto grupe të fortësh i përkasin LSI-së, e vërteta është se këto grupe u përkasin nga pak të tërëve.

Nuk është e rastësishme që gjatë kohës kur qeverisi pushtetin qëndror PD-ja dhe Zeqaj ishte kryetar Bashkie, tregu bujqësor i qytetit ju dha ekluzivitet një familje me rrënjë tepër të forta në PD.

Retorika e Petro Koçit se gjasme qytetin po e merr mafia e lidhur me opozitën është spekulim.

Të gjitha grupet e interesit në Fier, kanë lulëzuar në periudhën që drejtonte Baftjar Zeqaj. Zoti Zeqaj drekonte e darkonte me ta, u ka firmosur dhjetëra leje ndërtimi dhe licensa ekskluzive. Janë lehtësisht të verifikueshme.

Madje historia e të fortëve qe nisën të merrnin shërbime publike në Fier, ka nisur pikërisht në periudhën kur bashkinë e drejtoi ortaku dhe aleati i Petro Koçit, zoti Baftjar Zeqaj.

Nëse deri më sot Zeqaj ka qëndruar në hije për të tërhequr fijet me fytyrën dhe zërin e Petro Koçit, kontrata me portalin Newsbomb, e kompromenton Zeqajn bashkë me Petro Koçin, pasi ndryshe nga sa hiqen, sikur janë qelibarë dhe ithtarë të ligjzbatimit, rezulton se në fakt të dy ata po përdorin fonde publike të Albpetrolit për të goditur politikisht Armando Subashin me media që i kanë në bordero./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lista e grave më të pasura në SHBA që ia kanë dalë vetë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Prej kohësh gratë vazhdojnë të kapin majat e të thyejnë barrierat e kufijtë e vendosur më parë në fushat e ekonomisë dhe sipërmarrjes. Me qëllim promovimin e sukseseve të tyre, revista e famshme Forbes ka prezantuar edicionin e 7-të të listës së grave amerikane më të pasura, të cilat i kanë arritur pasuritë e tyre plotësisht të vetme, me forcat e veta – një term që sot njihet ndryshe si self-made.

Investimet në bursë dhe tregun e aksioneve i dërguan fluturimthi pasuritë e këtyre 100 sipërmarrëseve, vlera e kombinuar e të cilave shkon në $118 miliardë dollarë, një shifër 31% më e lartë se një vit më parë.

Këto gra variojnë nga mosha 23-vjeç (Kylie Jenner) deri në 95 (sipërmarrësja e shkencave të natyrës, Alice Schwartz) dhe jetojnë në 22 shtete të ndryshme, edhe pse thuajse gjysma kanë zgjedhur të jetojnë në Kaliforni.

Numri 1 në listë për 4 vite me radhë është: Diane Hendricks, e cila bashkë-themeloi firmën e ndërtimit të çative ABC, së bashku me bashkëshortin e saj të ndjerë, Ken Hendricks. Pasuria e saj mbërriti shifrën $11 miliardë dollarë, duke e bërë atë gruan self-made më të pasur në SHBA.

Ylli i muzikës pop, Rihanna, e cila u rendit në vendin e 16-të, është tashmë zyrtarisht një grua miliardere, duke u bërë një nga 26 gratë në listë me një pasuri me 10 zero. Të tjera miliardere të sapo-zyrtarizuara këtë vit ishin Anne Wojcicki, e cila themeloi kompaninë që ofron analiza të personalizuara të ADN-së ‘23andMe’, Whitney Wolfe Herd, themeluesja e aplikacionit të takimeve romantike Bumble; Jenny Just, sipërmarrësja e kompanive Fintech (teknologji financiare); Robyn Jones, themeluesja e një kompanie sigurimesh apo edhe ylli i televizionit dhe kozmetikës, Kim Kardashian West, kompania e të cilës, Skims, po kap shifra maramendëse.



Një shembull interesant është edhe ai i supermodeles Cindy Crawford, e cila debutojë gjithashtu për herë të parë në këtë listë, si rezultat i suksesit të firmës së saj të kujdesit për lëkurën Meaningul Beauty.

2/3 e listës së përbërë nga 100 gra amerikane kanë themeluar ose bashkë-themeluar një kompani në industri të ndryshme që variojnë nga energjia diellore (Lynn Jurich nga SunRun, Vendi 95) tek edukimi online (Rachel Carlson nga Guild Education, Vendi 61).

26 prej tyre janë CEO, përfshi pionieren e arkivave mjekësore Judy Faulkner dhe Safra Catz nga kompania e software-it, Oracle.

Klikon këtu  për të parë listën e plotë të 100 grave më të pasura self-made në SHBA./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PS ruan linjat e korrupsionit”/ Kadilli-Ramës: Me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-anëtari i Kryesisë në PD, Fatbardh Kadilli, duke komentuar qeverinë e re, “Rama 3”, u shpreh se socialistët vijojnë të ruajnë linjat e korrupsionit.

I ftuar në “Real Story” ai tha se Rama me persona të tjerë qeveris dhe me persona të tjerë blen vota.

Sa i përket emërimit të shumë zonjave në qeveri, Kadilli tha se më këtë do thjesht të krijojë ngjarje.



“Për mua është një qeveri që ruan linjat e korrupsionit. Rama ka vetëm një frikë, duket që nuk ka frikë opozitën. Ai do të mbrojë të gjitha çështjet me drejtësinë. Kërkon të krijojë ngjarje duke futur 15 gra në qeveri. Në parti është treguar i kujdesshëm. Të gjitha këto provojnë kryetarokraci. Rama me persona të tjerë blen vota dhe me të tjera qeveris. Lëvizja nga Elbasani në Fier e Ballës u bë sepse vetëm në këtë rast lidhja e një lideri politik me bandat u bë më e ekspozuar.”- tha Kadilli./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Flet Mark Marku/ “Ja pse kandidova dhe më pas hoqa dorë nga mandati i deputetit”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mark Marku ka shpjeguar arsyen pse hoqi dorë nga mandati i deputetit. I ftuar në emisionin Opinion me Blendi Fevziun, Marku u shpreh se e dha dorëheqjen me bindje absolute.

Unë vendosa sepse, e para nuk e doja, por e kam bërë me bindje absolute. Unë nuk bëj asgjë pa bindje”, tha Marku.



Ndërsa arsyen pse kandidoi në zgjedhje, Marku tha se nuk ka qenë çështje pushteti, por e ka bërë si akt angazhimi intelektual.

Pas kërkesave të shumta nga zoti Basha, u angazhova sepse realisht mendova se është e dosmosdoshme. Do më ngelej merak. Çështja e pushtetit për mua ishte shumë problem, sepse të jep kosto, se unë e kam provuar njëherë dhe në mënyrë absolute nuk kam pasur asnjë prapavijë pushteti e kam bërë si akt angazhimi intelektual”, u shpreh Mark Marku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE