LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faqja e KPP nuk funksionon/ Si e gjeti Bollino kopjen e vendimit të KPP për rastin "Tushe"?

14 Korrik 2021, 17:24, Aktualitet CNA
Faqja e KPP nuk funksionon/ Si e gjeti Bollino kopjen e vendimit të KPP

CNA.al denoncoi pak ditë më parë faktin se një zyrtar i lartë i KPP përmendej në përgjimet e prokuroris për rastin “Tushe”.

Ne u përpoqëm të arsyetonim dhe deduktonim që zyrtari “J.M.” emri i të cilit dilte në përgjim, ishte Jonaid Myzyri. Kryetari i KPP.

Në ditën që po kërkonim të gjenim vendimin e KPP që i përkonte rastit të hetuar, faqja e KPP nuk funksiononte.

Dhe është e pamundur që të shihej arsyetimi i atij vendimi.

Por sot portali i Carlo Bollinos ka publikuar si ekskluzivitet foto të vendimit.

Nga ajo foto kuptojmë që analiza e CNA.al ishte e sakte.

Kryetari i KPP, pra zyrtari që ka kryesuar komisionin vendimmarrës ka iniciale J.M. Dhe emri i tij është Jonaid Myzyri.

Ndryshimi midis nesh dhe Portalit të Bolinos lidhur me tipin J.M.  është një i vetëm.

Ne habitemi se si është e mundur që SPAK i citon veç inicialet këtij zyrtari dhe ai nuk merret  në hetim.

Kurse Bollino habitet nga arsyetimi i KPP si organ kolegjial.

Ndryshimi tjeter lidhet me burimet e informacionit që “zotëron” Bollino.

Portali i KPP per CNA.al, rezultoi i mbyllur.

Por për Bollinon, paska një portë diku që e ndriçon nën dorë.

Sifoqoftë sa kohë që biem dakord që J.M. ekziston, mbetet vetëm të oresim si do i lexojë SPAK portalin tonë dhe atë të Bollinos./CNA.al

Lajmet e fundit nga