LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkresa deri te SHISH dhe Interpol/ Kokaina në banane, çfarë u kërkoi biznesmeni Olsian Çelës dhe Arben Krajës

14 Korrik 2021, 11:14, Aktualitet CNA

Biznesmeni Eduart Dauti, pak muaj më parë u kishte kërkuar ndihmë të gjitha institucioneve shtetërore, pikërisht për të shmangur një krim të tillë, siç ishte ai së martës, ku në një kamionet e kompanisë së tij u gjet një sasi kokaine.

?Konteinerët nuk kanë shoqërues apo shofer, ata vijnë në Portin e Durrësit dhe aty kontrollohen, kalojnë në skaner. Kemi edhe shkresa që kërkojmë ndihmë. Vajta kaq vite që iu them na ndihmoni, na dërgoni përfaqësues, çdo kontejner i imi që vjen  të shoqërohet dhe koston e paguaj unë?, është shprehur Dauti në një intervistë për CNA.al.

Me datë 28.04.2021, kompania Alba Exotik Fruit me anë të një letre, ku  i është drejtuar SPAK-ut, Prokurorit të Përgjithshëm, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë Tiranë, Drejtorisë së Policisë, Durrës, Zyrës kombëtarë Interpol në Tiranë, Shërbimit Informativ të Shtetit, Autorittetit Portual Durrës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, jep alarmin për pasiguri në punën e saj.

?Pranë Portit të Durrësit në finalizim të disa operacioneve policore janë sekuestruar ngarkesa të mëdha lëndësh psikotrope, të cilat janë fshehur nga kontigjente kriminale, brenda kontejnerëve në të cilën trasnportoheshin fruta ekzotikë,  të destinuara për tregun shqiptarë.

Episodet e përsëritura në këtë drejim përbëjnë rrezik real ndaj së drejtës të çdo shoqërie tregtare që të zhvillojë aktivitetin e saj të ligjshëm tregtar ta stabilizuar që bazohet në konkurencën e ndershme?, u ka shkuar Dauti drejtuesve të institucioneve.

Ai më tej i njofton ata, se shoqëria Alba Exotik Fruit është një nga shoqëritë më të mëdha importuese në vend dhe se është pronare e vetme e mallit të importuar.

?Theksojmë se kontejnerët me anë të të cilëve bëhet transportimi i mallit, nuk janë pronë e shoqërisë por e shoqërive trasnportuese apo e  eksportuesit të mallit nga vendi i origjinës.

Pra, shoqëria e ka absolutisht të pamundur, të jetë në dijeni të ndërhyrjeve që mund të bëhen në kontejner përpara se të bëhet marrja në dorëzim e mallit në Portin e Durrësit dhe për pasojë nuk mund të jetë përgjegjëse për veprimet e paligjshme të kryera nga të tretë.

Kërkojmë nga autoritetet shtetërore kompetente rritjen e sigurisë në të gjitha strukturat kontrolluese në Portin e Durrësit.

Në këtë kuadër duke patur interes primar ligjshmërisë ashtu si edhe ju marrim përsipër që të paguajmë edhe tarifat respektive financiare, që mund të nevojiten për të realizuar një sistem bashkëkohor sa më rigoroz sigurie përsa i përket kontrollit të kontejnierëve në Portin e Durrësit?, thuhet më tej në shkresën dërguar institucioneve që në muajin Prill.

Por që nuk ka pasur asnjë reagim prej tyre./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga