LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zyrtarë të lartë fshihen pas drogës në Portin e Durrësit?/ Biznesmeni Eduart Dauti ngre dyshime te forta

14 Korrik 2021, 09:25, Aktualitet CNA

Biznesmeni Eduart Dauti ka hedhur dyshime të forta se po i ngrihet kurth me lëndën narkotike të kapur, një ditë më parë në portin e Durrësit.

Ai nuk ka përjashtuar as versionin se pas kësaj mund të fshihen zyrtarë të lartë.

Dauti ka dhënë një sërë argumentash, në një intervistë për CNA.al.

?Dyshimet janë si herën e parë, kriminelët përdorin policinë në hypje dhe kriminelët përdorin policinë në dalje , ose autoritet portuale në dalje.

Se nga origjina ka çelës satelitar, vula dhe pulla sigurie dhe dorëzohen në Port dhe pasi bëhet kontrolli përfundimtar i jepet certifikate pastërtie kompanisë dërguese. Aty ku ngakorhet janë autoritetet shtetërore DEA dhe antidroga.

Por, në rastin konkret këtu s?kishte vulat e origjinës, pasi ishin të shqepura.

Dje ua kërkuam, ne cerifikatën e pastërtisë. Thuhet se tek motori ku kanë futur drogën ajo ka qenë me vulë të dyllosur dhe nëse ajo është hapur brenda në port lë gjurmë se nuk ngjitet më njësoj.

Atë e kanë bërë brenda në port. Nga porti në port. Këtë akses e kanë vetëm kriminelët. Nga do e njoh unë policinë e e Ekuadorit ose të inkriminuarit e Ekuadorit aq sa mund të njoh edhe policët shqiptarë në portin e Durrësit.  Dhe këtu lind dyshimi se njerëz të inkriminuar e kanë bërë këtë gjë.

Pasi, se çfarë bëhet me kontejnerët në port nuk kam akses, aty fuqinë e kanë vetëm autoritetet portuale?, është shprehur Dauti

Ai ka treguar se kontejnerët vijnë tranzit, ose nga porti i Pireut ose nga MSC që i sjell nga Italia dhe sipas tij, janë kriminelët ata që kontaminojnë kontenierët.

?Çdo konteiner kalon në skaner, si në portin e Durrësit dhe kudo. Atëherë kush e ka fuqinë të ndërhyjë në pjesën e jashtme të konteinerëve? Nga porti i nisjes deri në portin e daljes, unë nuk kam në dorë asgjë. Sepse nuk më lejohet?, shprehet më tej Dauti./CNA.al

Lajmet e fundit nga