web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Dinamo konfirmon goditjen “big” në merkato, ish-ylli i Skënderbeut firmos me blutë

5 Korrik 2021, 18:19, Sport CNA

Nuk ka më dyshime, Enis Gavazaj, është zyrtarisht pjesë e Dinamos. ?Panorama Sport?, raportoi ditë më parë, për akordin e arritur me palëve, teksa ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, blutë e kryeqytetit kanë prezantuar mesfushorin 26-vjeçar.

Pas eksperiencave brenda dhe jashtë vendit, rikthehet edhe njëherë në Shqipëri për të veshur fanellën e 18 herë kampionëve. Vlen të theksohet se sezonin e fundit, Gavazaj ishte pjesë e Prishtinës, por pa mundur të lerë shumë gjurmë.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:

Enis Gavazaj, një tjetër afrim për Dinamon.

Blutë kanë nënshkruar sot marrëveshjen me mesfushorin anësor, 26-vjeçarin Enis Gavazaj.

Djaloshi nga Prizreni, pas eksperiencave brenda dhe jashtë vendit, rikthehet edhe njëherë në Shqipëri për të veshur fanellën e 18 herë kampionëve, duke premtuar se do të japë më të mirën për skuadrën!

 

 





Lajmet e fundit nga