web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkroi historinë në Europian, Shevçenko jep sinjale largimi

5 Korrik 2021, 06:22, Sport CNA

Ukraina u eliminua nga ?Euro 2020? me një humbje të thellë kundër Anglisë 0-4 në Romë. Trajneri Andrij Sheveçenko nuk ishte i qartë për vijim e aventurës së tij në stolin e kombëtares, teksa pas ndeshjes tha:

??Euro? përfundoi për ne. Do të kthehemi në Kiev, të analizojmë atë që kemi arritur dhe ta vlerësojmë si duhet. Federata do të marrë një vendim për mua dhe askush nuk do të nxitohet pasi kohë kemi sa të duam?. Ekipi ukrainas nuk kishte shkuar kurrë aq larg në një Europian.

?Derisa të kemi një kampionat të fortë, në këtë nivel do të arrijmë rrallë. Për të konkurruar me këta rivalë është e nevojshme të kemi lojtarë që luajnë në pesë kampionatet më të mira në Europë.

Isha shumë i lumtur me atë që bëmë, me përkushtimin dhe qëndrimin e të gjithëve. Secili nga ne do të kishte dashur të vijonim më gjatë këtë udhëtim, por nuk mund të qortoj askënd sepse gjithkush dha maksimumin.?, përfundoi Sheva.





Lajmet e fundit nga