web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Milani në sulm për Tadic, por ka dhe një plan B

5 Korrik 2021, 07:22, Sport CNA

Milani po punon për të sjellë në San Siro fantazistin serb, Duzhan Tadiç, të cilin e sheh si zëvendësuesin ideal të Çalhanoglusë. Lojtari i Ajaksit duket se edhe vetë po mendon për të ndërruar ambient, prej faktit se në Holandë ka fituar çdo gjë për sa u përket kompeticioneve kombëtare.

Ai është gjithashtu një nga protagonistët e aventurës së ?Harkëtarëve? deri në gjysmë finale të ?Champions League?, që u mbyll me një eliminim të befasishëm përballë Totenhem Hotspur. Paolo Maldini e ka ndjekur me kujdes lojtarin dhe për këtë po mendon seriozisht për të nisur negociatat me klubin e Ajaksit.

Serbi duket se ka thënë po dhe është gati të pranojë 4 milionë euro në sezon (që janë shumë më mirë në krahasim me 2,3 milionët që merr në Holandë). Drejtori sportiv i Ajaksit, Mark Overmars, duket se ka dalë kundër transferimit duke theksuar kontratën e numrit 10 me bardhekuqtë, e cila skadon në vitin 2023. Në rast se kjo tratativë dështon, ?Djalli? mund të synojë të firmosë me trekuartistin e Realit të Madridit Isko.





Lajmet e fundit nga