web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eriksen pranë rikthimit, ja kur mund ta shohim në fushë

4 Korrik 2021, 21:55, Sport CNA

Pas frikës së madhe, jeta e Christian Eriksen po rikthehet gradualisht në normalitet. Mesfushori që u rrëzua në fushë për shkàk të një sùlmi kardíak në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës, prej disa ditësh është duke qëndruar në shtëpinë e tij në Odense. Së fundi mediat daneze raportojnë se në fundjavën e kaluar Eriksen u pa të dalë nga shtëpia për herë të parë që nga shtrimi në spital dhe të luajë me djalin e tij 3-vjeçar, duke konfirmuar se gjithë sa ndodhi në ?Paken Stadium? është vetëm një kujtim i hídhur.

Megjithatë për rikthimin në fushë nuk po mendohet ende, pasi fantazisti danez është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët e klubit të Interit dhe pritet të rikthehet në Milano më datën 10 korrik, kur nis edhe grumbullimi i zikaltërve. Natyrisht jo për t?u stërvitur, por për t?u njohur me trajnerin e ri Simone Inzaghi, për t?u përshëndetur me shokët e ekipit dhe për të kryer një sërë ekzamínímesh mjékësore për vlerësimin e gjendjes shëndetësore.

Mjaft e réndésishme është të vlerësohet nëse mund të híqet tashmë defibrilatori artifícial i vendosur pak ditë më parë në spítalin në Kopenhagen, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të merret në konsideratë vazhdimi i karrierës te Interi. Rregullorja në Itali e ndalon një futbollist të luajë në nivele profesioniste me një defibrílator artífícial të vendosur, ndaj nëse nuk híqet ky i fundit, Eriksen do të duhet të planifikojë të vazhdojë karrierën në një tjetër kampionat. Gjithsesi të gjitha këto janë hípoteza të mundshme, sepse vetëm pas ekzamínímeve të detajuara mjékësore në Milano, do të mësohet më shumë për të ardhmen e futbollistit 29-vjeçar danez.





Lajmet e fundit nga