web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E KRYER/ Giacomo Vrioni largohet nga Juventusi, sulmuesi i Kombëtares huazohet te…

4 Korrik 2021, 17:54, Sport CNA

Giacomo Vrioni do të largohet nga Juventusi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të nisë një aventurë të re te Tirol në elitën e futbollit austriak, por këtë herë në skuadrën e parë. Vrioni ka luajtur me Juventusin U23, ndërsa është stërvitur rregullisht me skuadrën e parë, ndërsa tani do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në një tjetër kampionat.

Gjithçka është mbyllur mes dy klubeve me lojtarin shqiptar që do të kryejë vizitat mjekësore në ditët në vijim dhe do të prezantohet te skuadra e Tirol në kampionatin austriak. Një shans i mirë për sulmuesin kuqezi që do të bëjë kështu një hap të rëndësishëm në karrierën e tij për të rikthyer sërish në Itali, por me më shumë minuta dhe gola në këmbët e tij.





Lajmet e fundit nga