web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Lëre në stol gjithë vitin”/ Mbappe bën lojra me rinovimin, ish-lojtari këshillon PSG-në: Nuk është një festë në fshat

5 Korrik 2021, 09:39, Sport CNA

Kilian Mbappe-së i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm dhe te rinovimi i saj është kthyer në një sfidë të vërtetë për klubin e PSG-së. Sulmuesi francez është duke luajtur lojëra për zgjatjen e kontratës. Dëshira e tij është Reali i Madridit dhe kërkon që në marrëveshjen e re të ketë një klauzolë të veçantë ku nëse ?galaktikët? e kërkojnë atëherë mund të largohet në çdo moment. Në të kundërt do të presë edhe një vit dhe do të largohet me parametra 0.

Skenari i dytë do të ishte një humbje e madhe ekonomike, por paratë janë gjëja e fundit që mund të shqetësojnë Al Khelaifi-n. Për këtë arsye, ish-lojtari i Marsejës, Eric di Meco, ka dhënë këshillën e tij për parisienët. Sipas tij PSG është një klub që mund ti tregojë forcën Mbappe-së dhe ta lërë në stol për gjithë vitin në rast se nuk rinovon. Diçka e tillë shërben si një mësim edhe për lojtarët e tjerë, megjithëse nuk do të ishte hera e parë që do të ndodhte, pasi gjigantët francezë e kanë bërë një veprim të tillë me Rabiot.

?Problemi që ekziston në këtë histori është se duke e lënë të hyjë në vitin e fundit të kontratës, Mbappe është ai që ka kartat në dorë. Më pas, ajo që mund të bësh kur je PSG dhe je i fuqishëm, është të thuash: ?Ju nuk doni të rinovoni? Epo qëndroni në stol gjatë gjithë vitit?. Në një moment, Parisi ka mjetet për ta bërë atë. Dhe duke e bërë këtë, ju u tregoni djemve që vijnë prapa se nuk është një festë në fshat?, ka thënë Eric Di Meco.





Lajmet e fundit nga