web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E BUJSHME/ Ka luajtur kundër Ibrës, mbrojtësi me CV të frikshme përfundon në provë te Vllaznia

2 Korrik 2021, 16:52, Sport CNA

Pas Liridon Latifit, Vllaznia është duke përgatitur një tjetër goditje të bujshme në merkato.  Bëhet fjalë për mbrojtësin senegalez Fallou Dianje, i cili pritet t?iu bashkohet kuqebluve në ditët në vijim.

Futbollist me një CV të frikshme, që pritet të rritë ndjeshëm cilësinë në repartin ofensiv.   31-vjeçari në të kaluarën është aktivizuar me skuadra të rëndësishme në futbollin Europian si Metz, Freiburg, Ren, Verder Bremen.

Së fundmi Dianje ka qenë pjesë e Koniasporit ndërkohë që së fundmi rezulton pa skuadër. Mbrojtësi numëron edhe 4 prezenca më fanellën e kombëtares së Senegalit.

Burime pranë klubit shkodran bëjnë me dije se 31-vjeçari mund të vijë për provë, teksa do të jenë drejtuesit shkodranë ata që do të vendosin. Duket e çuditshme që një lojtarë me këtë CV të provohet te Vllaznia, por duhet theksuar se mbrojtësi senegalez ka 1 vit pa luajtur, ndeshja e tij e fundit rezulton në gusht të vitit 2020.





Lajmet e fundit nga