web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fundi i një rrugëtimi, Toni Kros largohet përgjithmonë nga kombëtarja gjermane

2 Korrik 2021, 12:48, Sport CNA

Toni Kroos i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën kombëtares gjermane. Nëpërmjet një letre të publikuar në rrjetin e tij social, Twitter, mesfushori i Real Madridit ka bërë të ditur që është larguar nga Kombëtarja e Gjermanisë dhe se ndeshjet e këtij Europiani ishin të fundit për të në nivel kombëtar.

Kros shkruan:

?Kam luajtur për Gjermaninë 106 herë dhe nuk do të ketë më një herë tjetër. Do të doja të jepja gjithçka që të ishin 109 paraqitje dhe një titull, ai i Kampionatit Evropian, që të shtohej në fund. E kam marrë vendimin për largim prej një kohe të gjatë pas këtij Kampionati dhe e dija që nuk do të jem në Kupën e Botës në Katar. Dua që fokusi im kryesor të jetë me Real Madridin në vitet e ardhshme dhe tani do t?ia lejoj vetës disa pushime që nuk do t?i kisha pasur kur isha me Kombëtaren. Dhe pastaj, do të doja të isha më shumë me gruan dhe fëmijët, që të jem një burrë dhe një baba më i mirë.”

Kujtojmë që Kros ka luajtur për kombëtaren gjermane në 106 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 17 gola. Një lajm i trishtë ky për pancerat pasi humbasin një nga mesfushorët më të mirë në historinë e kombëtares gjermane./ CNA.al





Lajmet e fundit nga