LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plas “lufta” mes socialistëve/ Malaj tregon çfarë po ndodh në Vlorë, mesazhi i fortë

18 Qershor 2021, 11:31, Politikë CNA

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, në qeverinë socialiste, Arben Malaj ka reaguar në lidhje me përplasjet që kanë ndodhur mes PS-së së Vlorës, dhe kryebashkiakut Leli.

Në një postim në rrjetet sociale Malaj shkruan se ajo që po ndodh në Vlorë, nuk është vetëm një hakmarrje primitive, por sipas tij, është luftë për pushtet abuziv dhe jo për qytetarët.

?Kjo qe po ndodh ne Vlore nuk eshte vetem nje hakmarrje primitive. Nje pergjigje per ata qe hedhin trakte dhe krijojne grupazhe kunder kryetarit legjitim te Bashkise se Vlores dhe ekipit te tij te vleresuar dhe respektuar si partner serioz nga donatoret! “Lufta e Vlores ne 2021” nuk asgje te perbashket me ate te 1912, 1943 dhe reagimi popullore ne 1997. Kjo eshte lufte per pushtet abuziv dhe jo per qytetaret e saj. Mirenjohje Rames per investimet ne infrastrukure fizike, por kultura, sporti, arsimi, jane ne situaten me te keqe qe nga viti 1992.

Nje qytetet pa biblioteke moderne, pa stadium modern, pa teater bashkohore, pa lavdine e kampioneve, mjafton per te vertetuar varferine shpirterore. Fokusi ne infrastrukture fizike e cila eshte e domosdoshme por jo percaktonjese ne ristrukturimin konkurues te Vlores – tregon edhe mungese vizioni.

Individet, kompanite, bashkite dhe shtetet jane zhvilluar kur jane investuar per dijen, kulturen dhe shkencen.

Po bllokimin e kryetarit nga nen kryetar te imponuar pse nuk e kundershtojne keta luftetare fizik dhe ne rrjetet sociale?

Po sulmet e pa cinike, percmuese dhe hakmarrese te Rames ndaj shume kryetareve te bashkive ne jug dhe deputeteve te saj perse nuk i shqetesojne??-shkruan Malaj.

Më tej, ai ka edhe një mesazh për socialistët, ndërsa shkruan se duhet të mësojnë nga Kongresi i fundit i PS, ndërsa thekson se ?Diktaturat e kane zakon qe e pushkatojne armiqte ne stadiume?.

?Vlora me kontribute historike nuk duhet te turpetohet nga ata qe jane perzgjedhur per fundin e tyre politike epitafin : “me varrosni ne kembe qe te mos me gjej shefi/Naltnadheria shtrire”

Nje keshille per ata qe vete ofrohen si luftetare kunder Lelit – askush nuk mund te ndjehet i pa nenveftesuar/ I keq prrdorur nqs nuk e pranon vete.

Mesoni pak nga zhvillimet e fundit ne stadium kongresin e PS.

Diktaturat e kane zakon qe e pushkatojne armiqte ne stadiume.

Kjo pjesmarje ne kete diskutim publik per zhvillimet jo pozitive ne Vlore behet vetem ne mirenjohje te votuesve te qarkut te Vlores, qe i kam perfaqesuar 16 vite ne parlament, pa imponuar asnjehere vullnetin e tyre per te zgjedhurit e tyre.?-përfundon postimin e tij, Arben Malaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga