web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy javë nga nisja e Copa America, Argjentina e Messit hiqet nga lista e pritësve

31 Maj 2021, 09:59, Sport CNA

Paralel me Kampionatin Europian, përtej Atlantikut do të zhvillohet edhe Copa America, e cila gjithashtu u shty në sezonin e shkuar. Ndryshe nga Europa, situata prej Covid-19 në Amerikën e Jugut është e rëndë dhe organizimi i kompeticionit po bëhet çdo ditë e më i vështirë për CONMEMBOL.

Mediet argjentinase bëjnë me dije se për shkak të situatës së vështirë të infektimeve në Argjentinë, është vendosur që ky vend të përjashtohet nga lista e shteteve ku do luhen ndeshjet. Kështu, pritet që ndeshjet e planifikuara për t?u luajtur në atdheun e Messit do të transferohen në një tjetër shtet.

Ky lajm vjen vetëm dy javë nga nisje e kompeticionit. Një tjetër vend, që u përjashtua nga lista e shteteve pritëse ishte edhe Kolumbia. Në këtë rast koronavirusi nuk ishte shkaku i anullimit të organizimit të ndeshjeve, por trazirat e shumta dhe protestat kundër qeverisë shtynë CONMEBOL të ndryshojë planin.





Lajmet e fundit nga