web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zyrtare/ Kukësi shet Patrick Eze në Katar, largohet edhe...

31 Maj 2021, 09:30, Sport CNA

Patrick Eze largohet zyrtarisht nga Kukësi pas vetëm një sezoni. Kryegolashënuesi i skuadrës verilindore në edicionin që sapo u mbyll i ka dhënë lamtumirën klubit verilindor pasi Kukësi ka vendosur të pranojë ofertën e klubit nga Katari Al Ahly, për shitjen e nigerianit. Sipas transfermarkt Kukësi ka përfituar 150 mijë euro nga shitja e 28-vjeçarit ndërkohë që mësohet se Eze ka firmosur një kontratë 1+1 me një pagë prej plot 500 mijë dollarësh në sezon, shifër shumë më e lartë kjo nga ajo që përfitonte aktualisht te Kukësi. Nëse Eze rinovon edhe për një tjetër vit atëherë në sezonin  e dytë me Al Ahly do të përfitojë plot 750 mijë dollarë ndërkohë që në kontratën mes palëve është përfshirë edhe një bonus i majmë në rast se skuadra katariote fiton titullin kampion.

NJOFTIMI I KLUBIT ? Patrick Friday Eze nuk është më pjesë e Kukësit. Klubi i Kukësit ka arritur marrëveshje me klubin nga Katari, Al Ahli për shitjen e futbollistit nigerian. Eze u bashkua me Kukësin në verën e vitit të shkuar dhe arriti të shënonte një gol në Europa League dhe 15 gola në Kategorinë Superiore. Klubi i uron suksese Patrick Ezes në aventurën e tij të re. Faleminderit Eze!, lexohet në njoftimin e klubit verilindor.

Kukësi mëngjesin e kësaj të hëne ka komunikuar zyrtarisht edhe largimin e një tjetër futbollisti, qëndërmbrojtësit Mehdi Hetemaj.

Njoftimi i Klubit- Mehdi Hetemaj nuk eshte me pjese e Kukesit. Klubi dhe futbollisti kane arritur marreveshjen per shkeputjen e kontrates dhe nga ky moment, mbrojtesi eshte lene i lire nga klubi yne. Futboll Klub Kukesi dhe futbollisti kishin edhe nje vit kontrate por duke pare hapesirat e pakta, u mendua huazimi i tij megjithate futbollisti e refuzoi dhe kerkoi te rikthehej ne Austri. Klubi e mirekupton dhe e falenderon mbrojtesin Hetemaj per kontributin e dhene dhe i uron suksese ne karrieren e tij, lexohet në komunikatën e Kukësit.





Lajmet e fundit nga