web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Stivi Frashëri ironizon listën e kombëtares shqiptare: Diferencën e bën... miku

30 Maj 2021, 19:48, Sport CNA

Stivi Frashëri zhvilloi një sezon shumë të mirë me Teutën, i cili në fund u mbyll me fitimin e titullit kampion. Në 36 javë kampionat, portieri korçar e mbajti portën të paprekur në 22 ndeshje, duke pësuar vetëm 16 gola.

Megjithatë pavarësisht këtyre statistikave, përsëri Frashëri nuk e mori një ftesë nga trajneri i Reja, për ndeshjet miqësore të muajit qershor, teksa në listë janë portieri i Apolonisë, Harizaj dhe Sherri i Laçit.

Duket se kjo nuk ka lënë një shijet të mirë te garbiani i Teutës, i cili përmes një postimi në profilin e tij ka thënë se sot diferencën e bën miku dhe jo statistikat.  ?Statistika të mira. E kujt i bëhet vonë, sot diferencën e bën miku?, shkruan Frashëri në postimin e tij, ndërkohë që ka vendosur edhe një foto të statistikave sezonale.





Lajmet e fundit nga