web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Finalja e Kupës ndaj Skënderbeut, Brdariç i surprizon të gjithë me deklaratën

30 Maj 2021, 10:48, Sport CNA

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, doli ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp, në krah të kapitenit Gurishta, në prag të finales së Kupës së Shqipërisë, që do të zhvillohet ditën e hënë në orën 19:00 në ?Air Albania?. Në prononcimin përpara gazetarëve, tekniku 46-vjeçar u shpreh:

FINALJA- Është një pikë maksimale që kanë arritur lojtarët tanë, për të patur mundësinë nesër, për të luajtur ndeshjen më të rëndësishme të këtij kompeticioni. Padyshim nuk është vetëm pika kryesore e jetës së tyre në këto momente, por ne e dimë që duhet të jemi në maksimumin tonë, që t?i kemi mundësitë për të fituar nesër. Duhet të japim maksimumin.

INTERESIM NGA TIRANA? Jo nuk më kanë kontaktuar. Dikush mund të ketë shpërndarë një fjalë apo një thashetheme. E dimë që është fundi i sezonit dhe çdokush po shikon t?i marrë një ekipi tjetër ndonjë lojtar të spikatur, por mes nesh nuk ka pasur diskutim, thjesht dikush mund të ketë hapur një fjale.

RËNDËSIA E TROFEUT TË KUPËS- Është shumë speciale që ta mbyllësh sezonin me një trofe, ne e njohim Skënderbeun. Jemi të bindur te fitorja jonë. E dimë që kanë bërë një pjesë të dytë të sezonit shumë  të mirë këtë e tregon edhe fakti që mbijetuan në Superiore, por edhe forma që kanë treguar përgjatë ndeshjeve që kemi luajtur. Si për mua ashtu dhe për ekipin, mjedisi është mjaft i mirë që ta luajmë këtë ndeshje dhe ta fitojmë.

VARËT E ARDHMJA JUAJ NGA FINALJA E KUPËS? Jo nuk varet gjithçka nga ndeshja e nesërme. Unë e di që ne duhet të futemi dhe të vendosim në fushë gjithçka çfarë kemi mundësi sepse duhet ta fitojmë. Ta mbyllim sezonin mire dhe të tregojmë se jemi më të mirët. Kjo është për momentin në mendjen time. Pastaj se çfarë ndodh pas ndeshjes, duhet të shikojmë dhe analizojmë. Duhet një rrjedhë. Në fillim Alban Xhaferri duhet të marrë drejtimin e ekipit dhe më pas do të diskutojmë për gjithçka çfarë kemi bërë dhe të vendosim për të ardhmen time.





Lajmet e fundit nga