web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SKANDALI| Ka lindur në ’90, por mamaja e tij ka vdekur në ’86/ Lojtari që i shënoi Milanit rrezikon dënimin shembullor

29 Maj 2021, 19:21, Sport CNA

Federata e Kongos ka nisur hetimet për futbollistin Kaku Kanga i cili dyshohet se ka mashtruar mbi moshën e tij të vërtetë.

Në të dhënat e siguruara nga vetë federata afrikane, Kanga rezulton se ka lindur në datën 1 shtator të vitit 1990 ndërsa në po të njëjtin dokument rezulton se e ëma e tij ka ndërruar jetë në vitin 1986. Një absurditet ky nga pikëpamja e logjikës, por dyshohet që futbollisti ka gënjyer haptazi për moshën e tij.

Por nuk mbetet vetëm me kaq pasi Kanga ka gënjyer dhe për origjinën e tij pasi është nga Gaboni dhe jo nga Kongo dhe tani Gaboni rrezikon përjashtimin nga Kupa e Afrikës.

Aktualisht, 30 vjeçari luan si mesfushor për skuadrën serbe të Crvena Zvedës teksa u bë i njohur me golin e shënuar ndaj Milanit në grupet e Ligës së Europës.

 





Lajmet e fundit nga