web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Memelli paralajmëron Vllazninë: Duhet pështyrë gjak që të na mundësh ne

30 Maj 2021, 16:35, Sport CNA

Në prag të finales së Kupës së Shqipërisë me Vllazninë, trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli u shpreh optimist dhe ai e quan një sfidë të hapur. Madje, sipas tij, skuadra korçare ka shanse që ta fitojë Kupëne dhe pse përballë ka një nga ekipet më solide të sezonit në Superiore?

?Gjendja e ekipit është shumë e mirë. I gjithë grupi i lojtarëve dhe ne si staf jemi koshientë për atë që na pret. Lojtarët, drejtuesit dhe ne si staf kemi një mentalitet që është i duhuri për këto raste, siç është finalja e Kupës së Shqipërisë.  Edhe nga krahu tjetër e duan Kupën, por ne nuk jemi skuadër e lehtë, kemi mentalitet fituesi dhe e kemi treguar gjatë dekadës së fundit.?

?Statistikat nuk kanë farë rëndësi në këtë takim. Jemi një skuadër e re në moshë, por jo e lehtë, edhe pse mund të dukemi të tillë. Duhet pështyrë gjak që të na mposhtësh. Kjo është bindja jona e thellë, te lojtarët dhe klubi. Nuk jemi aq të lehtë sa mund të na mendojnë, ndihemi të fortë dhe kompaktë për të shkuar dhe bërë mirë në finale.?

?Metamorfoza e Skënderbeut? Koshienca, puna, cilësitë që futbollistët kanë në këmbët e tyre dhe pa dyshim disiplina?, ? tha trajner Migen Memelli para ndeshjes me skuadrën e Vllaznisë?





Lajmet e fundit nga