web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lacio ndryshon kurs, bën gati ofertën për Sarrin

30 Maj 2021, 15:06, Sport CNA

Te Lacio janë duke punuar për trajnerin e ri të skuadrës pas braktisjes nga Simone Inzagi, i cili shkoi te Inter. Dukej sikur pranë bardhekaltërve ishte Sinisha Mihajloviç, megjithatë në orët e fundit, kryeqytetasit po bëjnë gjithçka për të firmosur me Mauricio Sarri.

Ky i fundit është i papunë prej momentit kur u shkakrkua nga Juventus, teksa ka shprehur dëshirën për të rinisur. Sakaq, Lacio ka përgatitur edhe ofertën për trajnerin teksa bëhet fjalë për një kontratë trevjeçare, me një pagë prej 3 milionë eurosh.

Ndërsa, duke i bashkuar edhe bonuset, shifra mund të shkojë edhe në 3.5. Tashmë, mbetet për t?u kuptuar nëse palët do të bien dakord për ofertën.





Lajmet e fundit nga