web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E konfirmon edhe presidenti i Samsunsporit, Çinari drejt Ligës së parë turke

30 Maj 2021, 17:03, Sport CNA

Transferimi i Erland Çinarit te Samsunspori në Ligën e Parë të Turqisë nuk është thjesht thashethem merkatoje. Mediet turke konfirmojnë se presidenti i këtij klubi, Yuksel Yildirim, ka konfirmuar se është takuar me sulmuesin shkodran, kontrata e të cilit me Partizanit përfundon me mbylljen e sezonit, dhe se në ditët në vijim do të nënshkruhet kontrata mes palëve.

Kujtojmë që gjatë këtij sezoni Çinari ka mundur të japë kontribut për fanellën e kuqe në vetëm 22 ndeshje të Superiores, duke shënuar 8 gola, të parin në derbin me Tiranën më 21 janar, ndeshje që shënonte kthimin e tij në fushë pas pezullimit katërmujor të marrë nga FIFA për parregullsi në transferimin te të kuqtë.,





Lajmet e fundit nga