Connect with Us

Arben Kraja “prangosi” të vdekurit/ SPAK mbron aferat korruptive qeveritare?

Kronika

Arben Kraja “prangosi” të vdekurit/ SPAK mbron aferat korruptive qeveritare?

Publikuar

-

Institucioni që pretendohej se do bënte drejtësi për shqiptarët, që do të hetonte korrusionin e këtyre 30 viteve, duket se është kthyer në “avokat” të korrupsionit politik.

Është fjala për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, institucion ky i mbështetur hap pas hapi nga Ambasada Amerikane.

Por, që nga krijimi dhe deri më tani, nuk është se ka pasur rezultatet nga ato që priteshin.

Më shumë rezultate ka pasur Prokuroria për Krime të Rënda, që i shtriu hetimet deri në Qeveri se sa SPAK, që ka mbështetje të gjithanshme në çdo aspekt.

Arben Kraja i cili drejton këtë institucion, ka dështuar dhe jo se e themi ne, por se e thonë rezultatet.

Para se të merrte këtë detyrë ai fliste për dështime të Prokurorisë, por në krye të SPAK-ut, s’bëri gjë tjetër veçse mbajti të njëjtën linjë dështimesh.

Kemi dështuar në ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë ose krimit të organizuar. Situata është shqetësuese. Nga pamja ligjore jemi të mbrojtur, duhet zbatimi korrekt i ligjit në praktikë. Pavarësia e prokurorëve do të garantojë suksesin e këtij institucioni”,  shprehej Kraja në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në kohën që kandididonte për prokuror të SPAK-ut.

Po çfarë ka bërë ai pasi u bë pjesë e kësaj strukture? Cilën aferë korruptive qeveritare ka hetuar?

Deri më tani asnjë qeveritarë, pra ai dhe prokurorët e tij, nuk kanë bërë as atë që bënë Krimet e Rënda, dikur.

Që nga krijimi e deri më tani, SPAK mbahet mend për hetimet ndaj të vdekurve apo për hetime që dyshohen se janë me motive politike, siç është rasti i gjyqtares Mimoza Margjekaj.

Arben Kraja mund t’i mohojë, por realiteti njihet dhe shihet nga çdo shqiptar.

LEXO EDHE:  Zëdhënësja e KQZ: Në zonat e thella identifikimi biometrik ka dështuar

Mediat pothuajse çdo ditë raportojnë për korrupsion qeveritar, për përfshirjen në vepra penale të zyrtarëve të lartë, por SPAK-u hesht.

Hetimet bëhen nga gazetarët dhe mediat dhe SPAK-u që paguhet me taksat e qytetarëve aq sa nuk e meriton, hesht.

Hesht Arben Kraja që e firmosi formimin e SPAK-ut me hetimin e të vdekurve, duke u bërë kështu objekt talljeje në mbarë opinionin publik.

Kujtojmë se SPAK trumbetoi, se ka hetuar krimet zgjedhore të vitit 2017, për dosjen e famshme 339.

Objekt hetimi ishin edhe dy komisionerë të ndjerë, Kasëm Lala dhe Besim Bregu.

Për të dy këta komisionerë SPAK, kishte lëshuar urdhër arresti, me pretendimin se lejuan votimin e personave të tjerë në emër të emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Por, dy komisionerët në fjalë kishin ndërruar jetë dy vite më parë. Kasëm Lala, komisioner i PS dhe Besim Bregu, komisioner i PD iu shërbyen partive të tyre, në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, në Durrës.

Mirë do të ishte që SPAK të hetonte të gjallët, ata që kanë kryer vepra penale që janë në kompetencë të tyre apo të hidhte sytë nga korrupsioni qeveritarë.

Por, dyshohet se Kraja dhe të tijtë, janë vënë në shërbim të politikës, duke shuar kështu çdo shpresë për drejtësi dhe duke fuqizuar krimin e organizuar qeveritar e shtetëror dhe duke sulmuar të dobëtit, siç ka bërë historikisht drejtësia në Shqipëri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja në ish-bllok/ Truproja i Elvana Gjatës fiton lirinë

Publikuar

-

Nga

Ish-komandoja Meviol Bilo u cilësua fajtor nga gjykata e Tiranës për plagosjen e rëndë të Elio alias Esmerald Hatos, në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, si dhe u plagos Ervis Martinaj. Ai u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje dhe dënua me 7 vite burgim, shkruan BË.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim iu reduktua në 4 vite e tetë muaj. Por ish komandoja nuk do të shkojë në burg, pasi dënimi iu konvertua ne 4 vite e 8 muaj shërbim prove. Gjatë gjykimit, avokati Alban Bengasi arriti të bindte gjykatën se Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta.

Me këtë argument, se ai kishte reaguar për shkak të nevojës ekstreme, gjykatësi paraprak i pushoi ish ushtarakut akuzën e vrasjes së Fabian Gaxhës. Nga ky moment, Bilo mund të dalë në liri, përderisa është shuar edhe masa e sigurisë për të. Ai jetoi në arrati që nga mbrëmja e ngjarjes së rëndë.

LEXO EDHE:  Kandidaturat e KLP dhe KLGJ/ Bardhi: Rama synon kapjen e SPAK

LEXO EDHE:  Enno Bozdo i bën karshillëk Bashës/ Shpall fitoren nga çadra

Ndërkohë, biznesmeni Ervin Mata dhe miqtë e tij Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku, të cilët u mbrojtën në proces nga mbrojtësit Bengasi dhe Elton Hyseni, u dënuan për moskallëzim krimi me 6 muaj burgim që zbret në 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata e pezulloi ekzekutimin e dënimit dhe urdhëroi Matën, Allushin dhe Boshnjakun të kryejnë secili nga 100 orë punë në interes publik. Me shërbim prove u dënua edhe Geldo Hoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E vrau dhe e groposi në parcelën e hashashit/ Gjykata dënon autorin në arrati

Publikuar

-

Nga

30 vite burg ka dhënë Gjykata e Krujës, për Agron Tufën, i cili ndodhet në arrati.

Ky i fundit akuzohet se ka ekzekutuar dhe më pas ka groposur në një parcel me hashash Kejsi Hysajn.

Bëhet fjalë për një ngjarje të tre viteve më parë, që tronditi mbarë opinionin publik, ku u tha se ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar për trafik droge/ Konfiskohen pasuritë e Moisi Habilajt

Publikuar

-

Nga

“Miqësi me djalin e një bosi droge”/ Mediat italiane zbardhin përgjimet, del emri i Moisi Habilajt

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni, ka konfiskuar 22 pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjareve te tij.

Moisi Habilaj, i cili është konsideruar si koka e grupit të trafikut të drogës, u arratis nga vendi i vuajtjes së dënimit të arrestit të shtëpisë, në Itali, dhe tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij, qe rezultojnë të jenë konfiskuar disa apartamente, truall, njësi, ndërtesë, garazh, si dhe disa makina të llojit “Audi”, “Ford” e “Skoda”.

LEXO EDHE:  Ngjela: Krerët e korruptuar të politikës po kërcënohen nga SPAK, duan destabilizimin e Shqipërisë
LEXO EDHE:  Ngjela: Krerët e korruptuar të politikës po kërcënohen nga SPAK, duan destabilizimin e Shqipërisë

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë, SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme, konfiskimin e pasurive të Moisi dhe Florian Habilajt.

Pasuria e Habilajve llogaritet të jetë rreth 82.4 milionë lekë, dhe konsiston në disa pasuri të paluajtshme në Vlorë./ CNA.a

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Habilajve në Vlorë/ Zbulohet shifra

LEXO TE PLOTE