LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në Vlorë/ Klodiana Lala i kërkon “llogari” policisë, për personin e tretë që ndodhej në makinë

12 Maj 2021, 07:17, Kronika CNA
Vrasja në Vlorë/ Klodiana Lala i kërkon “llogari”

Mbrëmjen e djeshme gazetarja Klodiana Lala dha detaje për vrasjen në Vlorë  ku humbi jetën Bledar Bircaj.

Lala konfirmoi se në makinë gjatë atentatit ndodhej një tjetër person, 20-vjeçar, kushëri i 40-vjeçarit Bledar Birça. Ndërkohë ditën e sotme, Lala ka ngritur disa pyetje lidhur me këtë person. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lala kërkon transparencë nga ana e policisë.

?Kush eshte personi i trete qe ndodhej ne makinen qe drejtohej nga Bledar Bircaj, 40-vjecari qe u ekzekutua ne Vlore? E zbulova qe ne automjet ishte nje tjeter person pas insistimit te kolegut Balla ne emision mbremjen e se martes. Perse policia e Vlores e fshehu kete fakt? Cfare fshihet pas?
Kush eshte ky njeri? Thjeshte nje 20 vjeçar i tronditur qe nuk thote asgje per ngjarjen?
Cfare fsheh tjeter policia ne lidhje me kete ngjarje? Si eshte e mundur qe asnje zyrtari policie si kujtohet emri i ketij pasagjeri qe plumbat e falen? Pres qe te policia te na sqaroje, te beje transparence.
Eshte detyrim ligjor i saj?, shkruan Lala./CNA.al

Lajmet e fundit nga