web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati në Elbasan/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Viktima i përfshirë në trafikun e drogërave të forta

11 Maj 2021, 20:30, Kronika CNA

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja për viktimin e atentati të sotëm në Elbasan, Everest Çakën, i cili u vra me breshëri automatiku.

Lala thotë se një herë Çaka ia ka hedhur drejtësisë pasi akuzohej për vrasje, teksa ka jetuar jashtë shtetit, në Belgjikë.

Ajo thotë se aty Çaka ka qenë i përfshirë në trafikun e drogërave të forta.

??Rezulton të jetë qëlluar me breshëri teksa udhëtonte me bashkëshorten Silvana Çaka, që është plagosur nga automatiku. Në 21 prill para zgjedhjeve Elbasani u trondit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit.

Ia ka hedhur drejtësisë për një rast, rezulton të ketë jetuar në Belgjikë. Ka qenë i përfshirë në trafik dore. Është djali i tezes së Arjan Spahiut, i njohur si ??Arjani i vogël??, ngeli viktimë në nëntor të 2020 nga 8 plumba. Personazh me dritë-hije të forta në fushën e krimit.

Më herët, Everest Çakës i është vrarë edhe vëllai në Spanjë.?? tha Lala./CNA.al





Lajmet e fundit nga