web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Vendi i presidentit, vakant”/ Topalli: Pas treshës Basha, Rama, Meta qëndrojnë grupe të fortësh

13 Prill 2021, 19:19, Politikë CNA

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, e ka konsideruar si lojë shahu treshen Rama, Meta, Basha në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas saj prapa këtyre ?3 elefantëve” të politikës, qëndrojë grupe të fortësh.

Ajo u shpreh se Lëvizja për Ndryshim synon të zëvendësojë politikën cinike aktuale me politikën e shpresës.

?Unë politikën nuk e shoh si lojë, është shumë serioze për ta lënë në dorë të tre shahistëve, ndaj kemi lançu këtë lëvizje të re.

Është një fushatë atipike se jetojmë në një kohë jo normale dhe ka ndryshuar në shfaqjen e fushatës, atipike se kanë mbizotëruar 3 persona, jo 3 parti, ndryshe se ka një përpjekje për të hyrë në skenën politike shqiptare lëvizje të reja, duke patur përballë 3 elefant me grupe të fuqishme ekonomike dhe grupe të të fortësh.

Ata kanë pushtetin ekonomik dhe politik, herë në sipërfaqe dhe herë në mënyrë të fshehur këtë e dinë të gjithë, kam folur në parlament prej 7 vitesh, për një fenomen që ka krijuar një përshtjellim të të tërë.

Lëvizja për Ndryshim e ka pasur të qartë që në fillim që ka qenë një sfidë, po dhe politika ka vështirësitë e veta dhe po nuk bëre beteja nuk mund të shpresosh për ndryshim. Bëhet fjalë për Ramën, Bashën dhe Meta.

Këta tre lojtarë shahu kanë tre dekada që dominojnë jetën politike dhe ekonomike në vend.

Meta ka tre dekada dhe ka kalu çdo pozicion të mundshëm, po ashtu dhe Rama dhe Lulzim Basha që po i bëhën 17 vjet në politikë. Ka ndërruar pozicione shumë të rëndësishme, pavarsisht se ka dështuar në pjesën më të madhe të tyre.

Unë e kam thënë që vendi Presidentit është vend vakanat. Ai është i përfshirë totalisht në fushatë elektorale dhe as nuk po përpiqet të fshehë këtë gjë.  Ai është kryetari real i LSI?, tha Topalli në report tv./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga