web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Yuri Kim mesazh të fortë politikanëve/ “Kush blen vota është kriminel”

13 Prill 2021, 18:58, Politikë CNA

Për ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, blerja e votës është krim. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, Kim tha se përpjekja për të blerë vota është krim ndaj ata politikanë që tentojnë të blejnë vota i cilësoi si kriminelë.

Duhet të vrasin mendjen, kur kriminelët dhe të tjerët vijnë tek ata për t?iu blerë votat. Pse i quaj kriminelë? Sepse përpjekja për të blerë vota është një krim ndaj jeni një kriminel. Nëse përpiqeni të bleni një votë, jeni një kriminel. Për votuesit, duhet të vendosin. Do ta shes pushtetin që kam? Do ta shes dinjitetin? Do ta shes të ardhmen e fëmijëve? Mendoj se përgjigja duhet të jetë: Jo.?, u shpreh ajo.

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, diplomatja amerikane dha edhe një mesazh për votuesit shqiptarë.

Nëse dikush s?ka bërë asgjë për ty përveç gjërave të tmerrshme, duke vjedhur nga publiku për 4 vjet apo sado gjatë dhe pastaj para zgjedhjeve vjen dhe paguan faturat e tua ose të jep një iPhone të përdorur, e dini, ju vleni më shumë se kaq. Shqipëria vlen më shumë se aq. Fëmijët e Shqipërisë vlejnë më shumë se aq prandaj ky është një çast i vërtetë. Mos e merrni lehtë; mos shisni votën; mos u përpiqni të bleni një vote dhe nëse e bleni, duhet të shkoni në burg dhe shpresoj se prokurorët kudo në vend do t?i marrin detyrat e tyre seriozisht“, tha Kim në Përballë.





Lajmet e fundit nga