web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paga minimale 400 euro/ Basha: Ja si do e realizojmë qëllimin tonë

13 Prill 2021, 18:00, Politikë CNA

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me punonjëset e një fasonerie në Durrës u shpreh se paga minimale nuk rritet me akt normativ, por duke i ulur sipërmarrjes taksat, çmimet e naftës dhe energjisë.

Ai shtoi, se shqiptarët janë mësuar që në fushata tu ofrohet hëna dhe sipas tij, Rama pasi dëgjoi dekretin e PD për pagat e çoi rrogën minimale në 300 mijë.

?Unë kam shpallur prej dy vjetësh objektivin tonë që prej ditës së parë paga minimale do të jetë 300 euro, 360 mije lekë dhe që në fund të 4-vjeçarit të ketë arritur 400 euro. Po paga nuk rritet me dekret të kryeministrit.

Sepse nëse i thua pronarit që nga ky moment do të paguash kaq pagë minimale, dy gjëra do të ndodhin, do të rritet borderoja në radhë të parë, pra kostot e prodhimit, do të rritet barra e sigurimeve shoqërore dhe pronari dy gjëra do të bëjë, ose do gënjejë, do të thotë po e paguaj dhe do të paguajë vetëm sigurimet shoqërore ndërkohë pjesën tjetër nuk do ti paguajë, pra do të futemi në informalitet, ose e dyta do të thotë unë si paguaj dot dhe do të mbyllë vende pune.

Çfarë duhet bërë dhe vij direkt tani te pyetja që mu shtrua nga zonja. Së pari, duhet që biznesit t?i jepet mundësia të investojë, të punësojë dhe të gjenerojnë fitim. Se po s?gjeneroi fitim si do ti paguajë punonjësit, si do të rrisë pagat? Çfarë rezervash kemi ne këtu? Se ndoshta s?kemi rezerva dhe duhet të kemi plane realiste, u shpreh Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga