web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Po jetojmë një kohë të vështirë”/ Rama: Covid-19 gjunjëzoi botën

13 Prill 2021, 15:26, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në një takim elektoral me banorët e njësisë numër 1 në Tiranë  është shprehur se Covi-19 e gjunjëzoi botë dhe se po jetojmë një moment të vështirë.

?Nuk është një kohë normale, një kohë e zakonshme tek ne, por është tanimë një periudhë e gjatë, shumë e gjatë, mbi 15 muaj që ju dhe të gjithë ne, të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi kanë hyrë në një fazë stresi, shqetësimi më të madh se sa zakonisht. Në një fazë kur hallet dhe problemet e zakonshme i është shtuar pandemia. E gjitha kjo u ndje menjëherë, jo një ditë, javë, por me muaj të tërë, kaloi dhe viti dhe në ekonomi u ndje planet që gjithsecili ka bërë mbi veten.? u shpreh Rama.

Më tej, ai ka folur edhe për procesin e legalizimit.

?Kur ne erdhëm vetëm 21 mijë legalizime ishin bërë që prej kohës që ishte bërë legalizimi, janë 10 fishi. Kur të gjithë njerëzit presin me ankth a do të ketë vaksina, e më pas vijnë vaksinat, janë me mijëra me mijëra që çlirohen, njerëzit thonë, iku kjo, çdo bëjmë tani. Dalja nga ky tunel është afër, por jemi në kushtet, që duhet të pyesim po pastaj? Si do të jetë ekonomia dhe të rinjtë të mos largohen në momentin që hapen kufijtë. Sado e çuditshme mund t?i duket gjithkujt, kjo është arsyeja që jam këtu sot, në këtë fazë të historisë tonë, për t?i dhënë shpjegim kuptimplotë njerëzve.?, u shpreh Rama./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga