web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Listat e kandidatëve/ Yuri Kim: Nuk jam prift të gjykoj kush është i përlyer

13 Prill 2021, 18:12, Politikë CNA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka bërë jo pak herë thirrje të forta për krerët e partive politike që të mos përfshijnë në lista kandidatë me precendentë kriminalë dhe të korruptuar.

Për këto thirrje ka folur mbrëmjen e sotme sërish Yuri Kim, e cila ka thënë se nuk është as prift dhe as polic të gjykojë dhe të vendosë kush është i përlyer dhe kush duhet të futet në burg.

Ajo theksoi në emisionin ?Përballë? të Lufti Dervishit se në Shqipëri ndodhet për të përfaqësuar interesat e vendit.

?Unë nuk jam prift që të gjykoj kush është i përlyer e kush i papërlyer, nuk jam polic që të vendos kush duhet të jetë në burg dhe kush jo. Jam vetëm një diplomate amerikane dhe jam këtu për të përfaqësuar interesat e vendit tim?, nënvizoi ambasadorja amerikane./ CNA.al





Lajmet e fundit nga