web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasadorja e SHBA nuk i beson politikës shqiptare/ "Më 25 prill do dal vetë në terren"

13 Prill 2021, 19:14, Politikë CNA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dalin në terren dhe do të mbikëqyrin nga afër procesin zgjedhor në Shqipëri.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila ka deklaruar se në 25 prill do të jetë në terren së bashku me 24 ekipe të ambasadës amerikane për të monitoruar procesin e votimit.

?Ditën e zgjedhjeve do të shkoj në disa nga pikat kyçe. Nuk e kemi bërë planin ende, por nga ambasada e SHBA do të ketë 24 ekipe që do të shpërndahen në të gjithë vendin. Në fund do të mbështetemi te OSBE/ODIHR që në fund do të japë verdiktin për zgjedhjet.

Nuk ka garanci në jetë, por kur shoh situatën, mendoj se udhëheqësit e kuptojnë rëndësinë e rregullave dhe se sa rëndësi kanë për të ardhmen e Shqipërisë. Kemi qenë me ju për 30 vite, kemi bërë një investim shumë të madh te Shqiëpria, si demokraci e begatë. Nuk kemi për ta humbur atë investim?, theksoi ambasadorja në emisionin ?Përballë?.

Kjo tregon se Kim dhe SHBA nuk i besojnë politikës shqiptare dhe do dalë vetë për tu siguruar se votat nuk do manipulohen./ CNA.al





Lajmet e fundit nga