web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me shpresën dhe nevojën për ndryshim/ Mesazhi i fortë i Jozefina Topallit

3 Prill 2021, 13:11, Politikë CNA

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ka bërë apel për një Shqipëri më të mirë.

Duke i?u referuar të gjitha kategorive sociale Topalli thotë se ndihet nevoja për ndryshim.

?Për një Shqipëri më të mirë!

Me shpresën e një djali të një punëtori të thjeshtë që guxon të sfidojë shanset;

Me shpresën e një gruaje e cila ka rënë pre e dhunës në familje dhe nuk ka gjetur mbrojtje e megjithatë beson se Shqipëria një ditë do të ketë vend dhe për të.

Me shpresën e një kryefamiljari i cili edhe pse punon shumë fort nuk arrin ti sigurojë një jetë dinjitoze familjes së tij,e megjithatë e din mirë se ndershmëria është rruga.

Me shpresën e një të riu që edhe pse ka kaq kohë që kërkon punë dhe nuk e gjen,e din mirë që do të vijë një ditë që do të vlejë meritokracia

Me shpresën e madhe dhe nevojën për Ndryshim!

Lëvizja për Ndryshim Nr.11?,shkruan Topalli./CNA.al





Lajmet e fundit nga