web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Falë vizionit të Jozefina Topallit/ Drrasati: Lëvizja për Ndryshim është e vetmja shtëpi e lirisë

3 Prill 2021, 10:14, Politikë CNA

Jurgen Drrasati, kandidati për deputet në partinë Lëvizja për Ndryshim ka deklaruar se partia ku ai bën pjesë është e vetmja shtëpi e lirisë.

“E vetmja shtëpi e lirisë,e vetmja shprehje dhe shtysë e meritokracisë, tematika të cilat janë vite dritë larg nga logjika dhe politika e treshes te turpit e cila fatkeqësisht sot po kërkon te dominoje politiken dhe Shqiptaret duke mbajtur peng dhe nën kontroll qenien dhe ekzistencën e tyre.  Ky Triumvirat i ka kthyer tre partitë e mëdha ne  SHPK, te cilat janë në shërbim te familjarëve dhe interesave te ngushta ekonomike te tyre?, u shpreh ai.

Sipas tij të rinjtë tashmë do të kenë mundësi të shprehin idetë e tyre. Gjithashtu Drrasati vlerësoi kryetaren e partisë Jozefina Topallin duke thënë se është vlerësuar maksimalisht nga elektorati.

?Parti e cila u jep atyre mundësinë e vërtetë të perballimit me elektoratin, me qytetarin e lirë, me Sovranin, me atë qe ka ne dore një kartë morale te fuqishme VOTËN, Me atë qe ka të drejtën legjitime të zgjedhë nga kush do doje të jetë i qeverisur.

Idetë tona për herë të parë, falë edhe vizionit  Europian të bashkthemelueses dhe kryetares znj Jozefina Topalli, mund të themi me bindje të plotë, se po vlerësohen maksimalisht nga elektorati, nga bashkëqytetarët. Ajo që bashkon këtë Lëvizje, është me të vërtetë larg çdo logjike e lojrash politike te këtij Triumvirati te së keqes?, u shpreh Drrasati./ CNA.al





07:20 Politikë

1

“Rama e do të tretin për të paguar Bechettin”/ Agron Duka as...

Lajmet e fundit nga