web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rroftë 3d”/ Nardi Olli zbardh premtimet e pambajtura të PS

3 Prill 2021, 09:34, Politikë CNA

Koordinator i Bindjes Demokratike në Korçë Nardi Olli në një postim në rrjetet sociale ka zbardhur premtimet e pa mbajtura nga Partia Socialiste në vitin 2015.

Olli ka publikuar disa foto të rrugëve në qarqet e Korçës dhe Ersekës për të treguar se në çfarë gjendje janë. ?Aksi Korçë-Ersekë sigurisht që në 3D ka mbaruar po në realitet është edhe më keq nga sa mendohet. Mos pyesni se çfarë bëhet me aksin Ersekë-Leskovik se duket që e kanë fshirë nga harta administrative, por kur udhëton me furostradat luksoze të qeverisë besoj se ngjan udhëtim shumë romantik?, ka shkruar Olli.

Deklarata e Nardi Olli

?Dëgjoj në media se ministrat socialistë inspektojnë punimet ne akse rrugore të qarkut tonë a thua se në këto 8 vite vendi drejtohet nga alienë. E vërteta e hidhur që nuk mbulohet dot me shishe dhe inspektime është se Qarku Korçë me apo pa dashje u privua nga infrastruktura rrugore. Dhe ky është fakt që nuk e luan as topi! Aksi Qukës Qafë Plloçë u la në mëshirë të fatit.

Jo vetëm që nuk u përfundua në 2015, siç premtuan por sot rrezikon të çojë dëm gjithë investimin që është bërë deri më sot! As ka një plan për aksin Qafë Thanë-Maqedoni e Veriut e cila vijon me infrastrukturën mjerane të kohës së diktaturës. Aksi Korçë-Ersekë sigurisht që në 3D ka mbaruar po në realitet është edhe më keq nga sa mendohet.

Mos pyesni se çfarë bëhet me aksin Ersekë-Leskovik se duket që e kanë fshirë nga harta administrative, por kur udhëton me furostradat luksoze të qeverisë besoj se ngjan udhëtim shumë romantik. Dhe kjo është vetëm njëra anë e madje sepse ajo që pason, pra zhvillimi ekonomik, agrobiznesit apo turizmit sigurisht që lidhen drejtpërdrejtë me infrastrukturën!

 Prandaj këta shkojnë nga fitorja në fitorje, po ne të vdekshimit gjë me sy nuk kemi parë…. Rroftë 3D, që na i tregon të gjitha se çfarë do të bënjet Shqipëria….. se po të jetë për si është, duhet marrë arratia natën pa hënë e me stuhi….. Në foto pamjet e hidhura, por të vërteta të akseve rrugorë: Qukës-Qafë Plloçë; Korçë-Ersekë dhe Ersekë-Leskovik?– ka shkruar Olli./ CNA.al

 





07:20 Politikë

1

“Rama e do të tretin për të paguar Bechettin”/ Agron Duka as...

Lajmet e fundit nga