web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Debati për fletën e votimit/ A po rrezikon fleta e votimit datën 25 Prill?

3 Prill 2021, 11:38, Politikë CNA

Sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, (KAS), ka marrë në shqyrtim disa ankesa të disa subjekteve zgjedhore lidhur me fletën e votimit.

Partia Socialiste ka ankimuar modelin e fletës së votimit të miratuar nga Komisioneri me arsyetimin se fleta e votimit ka shumë  informacion dhe si e tillë është jo praktike, është në format të madh dhe jo praktik për votuesin dhe rrezikon numër të lartë pavlefshmërie.

Partia Demokratike kërkon që fleta të jetë pozicionuar vertikalisht dhe jo horizontalisht pa dhënë ndonjë arsye se përse e kërkon këtë pozicionim të fletës.

Bindja Demokratike ka ankimuar logon e vendosur nga Komisioneri në fletën e votimit si logo që nuk përfaqëson vullnetin e subjektit zgjedhor dhe për të cilën Komisioneri nuk disponon tagre që të vendosë kryesisht duke miratuar ai logon që i duket më e përshtatshme për Bindjen Demokratike.

Askush nuk mund të parashikojë në këto kushte se cili do jetë rezultati që do dalë nga KAS, sa kohë që votimet dhe vendimet e deritanishme kanë dëshmuar që 2 përfaqësuesit e PD dhe 2 përfaqësuesit e PS, kanë mbetur fanatik të qëndrineve të shpallura të forcave politike që përfaqësojnë. Ajo që ka ndarë vendimmarrjen ka qenë vota e Rusmalit.

Nga ana e tij Rusmali ka treguar që i qëndron hermetik oponionit të vet dhe e bën atë vetëm pjesë të vendimmarrjes.

Por, CNA.al mund të arsyetojë sidoqoftë jo për rezultatin, por për procesin në të cilin ka kaluar deri tani procesi i shqyrtimit të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ka disa pikëpyetje që dalin nga shqyrtimi i procesit të drejtuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Është e pakuptueshme se:

1- Pse duhej pritur lista e kandidatëve për të shqyrtuar dhe miratuar modelin e fletës se votimit?

2- Pse prej një muaji po hidhen në tregun e diskutimit popullor, modele të ndryshme fletësh votimi me emra reale, kur kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Gjithmonë në media me emra fiktive specimentësh, dhe këto vetëm për qëllime të shpjegimit të mënyrës se si duhet votuar, jo për shfaqje publike që duken herë si justifikimi për të zgjedhur një model e herë si mënyrë për të ushtruar presion mbi organet e KQZ lidhur me vendimmarrjen.

3- Pse Komisioneri nuk ka miratuar paraprakisht, kohë më parë udhëzuesit për votuesit dhe numëruesit me shpjegime për mënyrën e votimit, shembuj për votime që e bëjnë votën të pavlefshme?

Sot Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve reklamoi pajisjet e votimit elektronik. Pajisja normalisht është programuar të ndjekë logjikën e Kodit se si duhet votuar.

Kjo do të thotë që atë logjikë Komisioneri e ka të gatshme dhe mundet ta përkthente me fjalë për publikun, në akte të miratuara prej tij.

Por as Komisioneri dhe as Komisioni Rregullator nuk ka miratuar ende rregulla dhe as udhëzime jo vetëm për votuesit, por as për numëruesit, për mënyrën e:

– Vlerësimit të votave të rregullta/parregullta

– Për përllogaritjen e mandateve etj.

Përpara se të testohet pajisja e votimit elektronik, a është testuar fleta e votimit të porositur apo miratuar nga Komisioneri, në raport me kutinë e votimit që përdor dhe disponon KQZ?

A po rrezikohet që në datë 25 Prill të mbeten njerëz pa votuar sepse kutia mund të mbushet plot menjëherë?

Pse duhej pritur lista e kandidateve për të shqyrtuar dhe miratuar modelin e fletës së votimit, kur historia e KQZ, ka treguar që emrat e kandidatëve nuk janë fare të nevojshëm në ditët që shqyrtohet dhe miratohet fleta e votimit?

Kësaj i shtohet edhe fakti që Komisioneri ka më shumë se 30 ditë, që shpërndan në media modele të ndryshme fletësh votimi.

A mos po ushqehet çoroditja e zgjedhësve duke ju vënë përpara ditë pas ditë me modele të ndryshme pa asnjë shpjegim se si duhet votuar për secilin?

Komisioneri vetëm përpara 6 ditëve përcolli në Komisionin Rregullator 3 modele fletësh votimi.

Komisioni Rregullator, edhe ai me përfaqësues politik dhe me sjellje fanatike nga subjejteve propozues, PD-PS-LSI, në fillim kërkoi nga Komisioneri që ai tu përcillte vetëm 1 model, dhe pasi kjo ndodhi u kujtua që nuk kish fare kompetencemë mbi fletën e votimit.

Komisioneri më pas nuk nxori menjëherë vendimin e miratimit të fletës të cilin ai kish vendosur të përcillte në rregullator për miratim.

Komisionerit ju deshën  edhe 24 orë të tjera që të dilte me vendim për një vendim që e kish marrë të paktën prej momentit kur kish përcjellë tek Komisioni Rregullator atë fletë votimi dhe jo një tjetër.

Pse u mendua Komisioneri edhe 24 orë të tjera për të shpallur një vendim identik me atë që kish marrë kur përcolli në Rregullator fletën e Votimit të zgjedhur prej tij?

Ndërsa ditën po kalojnë, sot jemi në kushtet kur ankimimi për fletën po ndodh në periudhën 22 ditë larg zgjedhjeve.

A ka miratuar ndonjëherë KQZ planin e veprimit për zgjedhjet e datës 25 Prill?

Ajo që dihet është që Komisioneri ka kontraktuar Kompaninë që do të përgatisë fletët e votimit?

Çfarë përmasash ka fleta e prenotuar nga Komisioneri në kontratë?

Kontrata e lidhur me siguri parashikon edhe afatet për përcjelljen e porosisë. Ajo porosi mbetej në dorë të miratimit të listave të kandidatëve. Kjo do të thotë që ditën që mbylleshin lostat modeli i fletës duhet të ish miratuar.

Eksperienca e zgjedhjeve ka treguar që nuk ka afate më të shkurtra sesa 23-25 ditë nga dita e zgjedhjeve për porositjen e fletëve.

A i di Komisioneri termat dhe afatet e kontraktuara prej vetë atij?

Me ritmin e ankimimeve rreziku është që kompania e kontraktuar të ketë të dispozicion vetëm 10-12 ditë për prodhimin dhe dërgimin e fletëve të votimit.

A mos vallë ekzekutimi dhe dërgimi me sukses i fletëve të votimit në periudhën 10-12 ditore, do rezultojë mision i pamundur?

A po rrezikohet seriozisht data 25 Prill?/CNA.al





07:20 Politikë

1

“Rama e do të tretin për të paguar Bechettin”/ Agron Duka as...

Lajmet e fundit nga