web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“I keqi të fëlliq fshatin me hashash!”/ Xhelal Mziu ‘zbret’ në fshatrat e Dibrës, sulmon sistemin ‘Ramist’

3 Prill 2021, 14:48, Politikë CNA

Drejtuesi politik i PD në Qarkun Dibër, Xhelal Mziu, vijon fushatën elktorale duke u ndalur kryesisht në fshatra.

Sot ai ishte në Blliçja e Epër  ndërsa shkruan se ky fshat është persekutuar njësoj nga të dy sistemet, si ai Hoxhist edhe ky i tanishmi Ramist.

Sipas Mziut, Rama ka vendosur ta mbysë totalisht gjithë zonën e Çidhnës, duke ndërtuar Skavicën. Ai zotohet se nëse Skavica nëse do të ndërtohet, do bëhet vetëm me miratimin e vetë popullit të zones dhe duke i dëmshpërblyer sipas konventave ndërkombëtare.

Blliçja e Epër, është persekutuar njësoj nga të dy sistemet, si ai Hoxhist edhe ky i tanishmi Ramist.

Ky rregjim i fëlliqur solli në Blliçe dhe Dibër mentalitetin më të keq, atë të të “keqit”…;

Ku i keqi të mashtron!

Ku i keqi të merr votën me forcë dhe me para!

Ku i keqi të fëlliq edhe fshatin me hashash!

Ku i keqi pastaj e shet hashashin në shkolla sërish tek fëmijët tanë…!

Ndërsa regjimi Hoxhist i persekutoi politikisht, Edi Rama ka vendosur ta mbysë totalisht gjithë zonën e Çidhnës, duke ndërtuar Skavicën.

Ne ju sigurojmë se Skavica nëse do të ndërtohet, fo bëhet vetëm me miratimin e vetë popullit të zonës. Nuk do të ketë pazar në Tiranë me tokat e Çidhnës. Së pari duhet marrëveshje me banorët, dhe dëmshpërblim sipas konventave ndërkombëtare.

Me 25 prill do të nisë ndryshimi i madh, shpresa se Shqipëria do të bëhet.

Ne do të qeverisim me qytetarët dhe për qytetarët, do ti mbështesim ato për ta ndërtuar të ardhmen këtu.

 





Lajmet e fundit nga