LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pesë gabimet e para të Joe Biden në politikën e jashtme të SHBA-së

6 Shkurt 2021, 07:52, Blog CNA
Pesë gabimet e para të Joe Biden në politikën e jashtme

Nga James Jay Carafano ?National Interest?

Presidenti i SHBA-së Joe Bidenn,do të mbante të hënën fjalimin e tij të parë madhor mbi politikën e jashtme. Por axhenda u shty ?për shkak të motit të keq?, edhe pse në Uashington gjatë fundjavës ra vetëm 5 cm dëborë. Në fakt është pozitive që u shty ai fjalim.
Tek e fundit, nuk ka shumë gjëra për t?u mburrur në frontin e marrëdhënieve të jashtme. Në fakt, që në javën e tij të parë në Zyrën Ovale, presidenti dukej i vendosur të zbatonte një politikën partiake mbi politikën e mirë parimore. Ja cilat janë 5 lëvizjet zhgënjyese që ai ka bërë për të kënaqur të majtën radikale, por që pritet të dëmtojnë prosperitetin dhe sigurinë e SHBA-së.

1. Anulimi i ndërtimit të gazsjellësit Keystone XL që do lidhte SHBA-nëme Kanadanë

Ky projekt energjitik do të kishte dyfishuar kapacitetin e vendit për të importuar naftën e papërpunuar kanadeze. Bajden e bllokoi projektin që ditën e parë. Kjo është politika më e keqe për mbrojtjen e klimës. Kjo pasi tani do të transportohet përmes mjeteve alternative, që do të emetojnë në atmosferë edhe më shumë gazra serë.
Për më tepër, anulimi i këtij projekti do të zhdukë mijëra vende pune, dhe do të rrisë kostot energjetike si në SHBA po ashtu edhe në Kanada. Kjo është një strategji e keqe, që me siguri do të minojë sigurinë energjetike të Amerikës.

2. Lëvizje të ngathëta kundër ndryshimeve të klimës

Xho Bajden vendosi që ta ribashkojë SHBA-në në Marrëveshjen e Parisit mbi Klimën. Administrata e Donald Trump, ishte tërhequr nga marrëveshja, për shkak se dispozitat e saj nuk bënë asgjë për të frenuar emetuesin më të madh të gazrave serë sot në botë, Kinën.
Nga ana tjetër, ajo marrëveshje do t?i kishte imponuar vendit kosto të jashtëzakonshme, pa ulur ndjeshëm temperaturën globale. Asnjë nga nënshkruesit e marrëveshjes, nuk i është afruar ende objektivave të caktuara në këtë marrëveshje. Në fakt, emetimet e gazrave serë të Kinës në atmosferë janë aktualisht sa dyfishi i atyre të Amerikës.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë bërë një përparim të jashtëzakonshëm edhe duke qenë jashtë marrëveshjes, duke u bazuar në fuqinë e forcave të tregut. Emetimet tona të karbonit për frymë kanë rënë gjatë dekadës së fundit, një rekord i pakrahasueshëm me çdo vend tjetër. Ndaj,nuk ka asnjë arsye pse duhej t?i ribashkoheshim kësaj marrëveshje.

3. Asgjë e re për traktatin NEW START

Administrata e Barak Obamës, arriti një marrëveshje më Rusinë për kontrollin e armëve bërthamore, e cila nuk kontrollonte shumë gjëra. Në fakt, traktati mbulonte vetëm 45 për qind të arsenalit të Putinit. Kjo gjë i dha mundësi Rusisë të ndërtonte më shumë armë bërthamore (ndërsa kërkonte zyrtarisht nga SHBA-ja që të zvogëlonte arsenalin e saj të armëve bërthamore).
Në tërësi,traktati kishte një sistem verifikimi shumë të dobët. Me NEW START që po skadonte, administrata Trump po negocionte për nënshkrimin e një marrëveshjeje më të mirë. Ekipi i Bajdenit e shpërfilli gjithë punën e bërë. Në vend të kësaj, ai dëshiron të nënshkruajë një zgjatje 5-vjeçare të marrëveshjes së Obamës.
Në një botë ku,si Rusia po ashtu edhe Kina po bëhen vendet bërthamore më të rrezikshme, marrëveshjet e verifikueshme që ulin kërcënimet nga këto armë, janë më të rëndësishme
se kurrë më parë. Qëndrimi tek e njëjta marrëveshje, dërgon sinjalin e tmerrshëm se administrata Bajden është më e etur të respektojë gabimet e epokës Obama dhe axhendën e së majtës mbi kontrollin e armëve, sesa të sigurojë një kontroll real të armëve bërthamore.

4. Politikat e papërgjegjshme mbi problemin e emigracionit

Një sukses i pakundërshtueshëm i administratës Trump, ishte një kontroll më i mirë i kufirit jugor të SHBA-së dhe zbatimi i plotë i ligjeve të emigracionit. Bajden po përpiqet që t?i zhbëjë të gjitha këto arritje. Ai ndaloi ndërtimin e murit në kufi me Meksikën, prezantoi një projekt-ligj radikal të amnistisë, dhe nisi menjëherë pezullimin apo përmbysjen e politikave që kishin çuar në një ruajtje më të rreptë të kufirit.
Këto lloj politikash të hapura,paraqesin kërcënime reale për sigurinë, shëndetin, prosperitetin dhe sigurinë e të gjithë amerikanëve. Deklaratat dhe veprimet e Bajden, kanë sjellë që tani një mësymje të re të madhe të emigrantëve të paligjshëm në vendin tonë.

5. Ringjallje zhgënjyese e administratës Obama në Lindjen e Mesme

Para se ekipi i Trump të largohej nga Shtëpia e Bardhë, ia kishte dalë të shkatërronte Kalifatin e ISIS, kishte goditur më tej ambiciet agresive të Iranit në rajon, dhe kishte normalizuar marrëdhëniet midis Izraelit dhe kombeve arabe. Këto arritje krijuan themelin
më të fortë për stabilitetin në Lindjen e Mesme që kemi pasur në një brez.
Por në vend se të bazohet tek ky sukses, ekipi i Bajden ka dhënë disa mesazhe të paqarta dhe konfuze mbi rikthimin tek marrëveshja bërthamore e Iranit e epokës së Obamës, që pasuroi dhe fuqizoi forcën më të madhe destabilizuese në Lindjen e Mesme.
Shtëpia e Bardhë duhet të ndërtojë politika për të promovuar sigurinë kolektive dhe bashkëpunimin ekonomik që e bllokon Iranin, Kinën dhe Rusinë. Kjo do të ishte diçka shumë e mirë për Amerikën. Përkundrazi, Bajden duket më i shqetësuar për ringjalljen e axhendës së dështuar të Obamës në Lindjen e Mesme./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://nationalinterest.org/feature/five-early-unforced-joe-biden-foreign-policy-errors-177426

Lajmet e fundit nga