Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Tucker Carlson ?Fox News?
Më 22 nëntor 1963, Li Harvi Osvald vrau presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ka ende shumë pikëpyetje në lidhje me atë që ka ndodhur, por nuk ka pasur kurrë ndonjë pyetje se kush ishte Osvald. Ai ishte një komunist i pasionuar dhe i përkushtuar.
Në vitin 1959, ai grisi pasaportën e tij amerikane dhe shkoi të jetonte në Bashkimin Sovjetik. Atje, ai u martua me një grua ruse dhe jetoi në Minsk. Tre vjet më vonë, u rikthye në SHBA dhe nisi menjëherë të merrte pjesë në tubimet në mbështetje të Fidel Kastros. Në vjeshtën e vitit 1963, Osvald shkoi në Meskiko Siti ku u takua me agjentët e KGB-së. Disa muaj më parë në Dallas, ai ishte përpjekur të vriste gjeneralin në pension Edvin Uoker, pasi ky kishte mbajtur fjalime duke sulmuar komunizmin.
Li Harvi Osvald nuk i fshehu kurrë bindjet dhe aktivitetin e tij, në asnjë moment. Ai fliste pa rreshtur për komunizmin me cilindo që donte ta dëgjonte. E megjithatë shumë amerikanë nuk e kuptuan asnjëherë atë që besonte Osvald, pasi mediat nuk ua treguan atyre. Përkundrazi, në vend të së vërtetës media nisi të trillonte një histori krejtësisht tjetër.
Ata sugjeruan se presidenti Kenedi ishte vrarë nga konservatorët, ndoshta nga vetë konservatorizmi, për shkak të ?urrejtjes? siç thoshin ata shpesh.
Shpjegimi nuk ishte kurrë shumë i saktë, por ideja ishte gjithnjë e njëjtë:Kenedi u vrau nga e djathta. Natyrisht Bashkimi Sovjetik, ishte shumë i kënaqur dhe binte dakord me këtë tezë. Siç e tha në atë kohë një zëdhënës i Kremlinit, përgjegjësia morale për vrasjen e Kenedit ishte drejtpërdrejt e ?Berri Golduoter dhe ekstremistëve të tjerë të së djathtës?.
Në fund, gënjeshtra e koordinuar dha rezultate. Një vit më vonë, Golduoter humbi zgjedhjet përballë demokratit Lindon Xhonson. Shumë votues e lidhën kandidatin republikan me vrasjen e Kenedit. Ndërsa dekadat kalonin, media vazhdonte që ta përsëriste këtë gënjeshtër. Në 50 vjetorin e vrasjes së Kenedit, revista ?The New Yorker? fajësonte ende anti-komunizmin për faktin që një komunist kishte vrarë presidentin. Dhe deri më tani, ka të ngjarë që shumica e amerikanëve besojnë se kështu ka ndodhur. E përse të mos e besojnë? Kështu u është thënë. Historia është një mjet politik, dhe jo thjesht një regjistër i asaj që ka ndodhur. Historia është një mënyrë për të diktuar të ardhmen. Historia përdoret për të lënduar disa njerëz, dhe për të ndihmuar disa të tjerë që të fitojnë pushtet.
Historia nuk është asnjëherë neutrale. Tani ne po shohim të rishkruhet historia e vendit. Shihni pak deklaratën e bërë të martën në MSNBC nga historiani Majkëll Besklos:?Ky ishte një president që nxiti një kryengritje, një sulm terrorist mbi Kongresin. Kujtojmë pak ngjarjet e 11 Shtatorit. Atëherë pati një përpjekje për të përplasur një nga avionët mbi Kapitol për të vrarë shumë anëtarë të Kongresit. Kjo thuajse ndodhi këtë herë. Pra në këtë rast ka ndodhur një sulm terrorist? Për amerikanët nën 30 vjeç, historia shkruhet ekskluzivisht në mediat sociale, dhe pikërisht aty jetojnë demagogët e vërtetë. Platformat e teknologjisë janë fusha e njerëzve për të cilët realiteti faktik nuk merret fare në konsideratë.
Ajo që ka ndodhur në fakt në një vend të caktuar në një kohë të caktuar, është tërësisht e parëndësishme. Ajo që ka rëndësi është vetëm ideologjia. Natyrisht kongresmenia demokrate Aleksanda Okazio Kortez është një mjeshtre e këtij mediumi. Ja si i përshkruan ajo ngjarjet e 6 janarit:U futa me shpejtësi në banjon e zyrës time dhe vazhdoja të dëgjoja zhurmë, zhurmë, zhurmë … Hap derën kur krejt papritur dëgjoj të hyjnë shumë njerëz ?Ku është ajo? Ku është ajo?? Dhe ai ishte momenti ku unë mendova se gjithçka për mua kishte mbaruar?.
Njerëzit mund t`a besojnë këtë trillim, dhe disa po e bëjnë që tani. Por kushdo që ishte fizikisht i pranishëm në Kapitol atë ditë e di se është qesharake. Nuk pati trazira në zyrën e Kortez. Votuesit e Trump nuk po përpiqeshin qët`a vrisnin atë. Shumë protestues ishin më shumë të zemëruar me republikanin Miç Mekonell se sa me çdo ligjvënës demokrat. Në një farë mase, ajo që patë më 6 janar ishte një luftë e brendshme, një akt shkatërrimi i pamend drejtuar kundër drejtuesve republikanë, dhe i shkaktuar nga zhgënjimi i madh.
Njerëzit që e drejtojnë Partinë Republikane nuk shqetësohen aspak për njerëzit që i zgjedhin ata. Kjo ka qenë prej kohësh e vërtetë, por votuesit republikanë më në fund e kuptuan. Më 6 janar, ata shpërthyen. Por në këtë pikë, e vërteta nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është se kush do t`a shkruajë historinë e asaj që ndodh, kush do të përcaktojë se cila është e vërteta. Nëse ajo që ndodhi më 6 janar ishte një trazirë, dhe e tillë ishte, atëherë ne mund t?i arrestojmë protestuesit dhe t?i ndëshkojmë ata, dhe duhet që ta bëjmë këtë.
Por nëse ajo që ndodhi më 6 janar ishte një kryengritje, një revolucion i dështuar, një përpjekje për grusht shteti, atëherë kjo është diçka krejtësisht tjetër. Atëherë na duhet një përgjigje ushtarake, një luftë e re kundër popullatës sonë. Dhe kjo nuk është për t?u habitur, kjo është pikërisht ajo për të cilën po bëjnë thirrje demokratët.
Të hënën, ?The Washington Examiner?, që pretendon të jetë një gazetë e qendrës së djathtë, botoi një shkrim të ish-oficerit të CIA-s, Kevin Keroll. Sipas tij ?në pamë 5 të vdekur në përpjekjen për grusht shteti më 6 janar?. Keroll nuk e shpjegoi se kush ishin saktësisht ata 5 apo sesi vdiqën ata. Por për të faktet nuk ishin thelbësore. Rëndësi kishte që ajo ishte një përpjekje për grusht shteti, dhe qeveria amerikane duhet të veprojë në përputhje me rrethanat. ?Ne mundëm Al Kaedën, dhe mund të bëjmë të njëjtën gjë kundër banditëve fashistë që sulmuan demokracinë tonë muajin e kaluar. Por vetëm nëse marrim masa të ngjashme të forta kundër armikut të brendshëm? e përfundonte artikullin e tij Keroll.
Pra trajtimi i amerikanëve si Al Kaeda, si armiku i brendshëm. Me sa duket, ky është pozicioni i ri i konservatorëve për trazirat e 6 janarit. E pse të mos jetë në fakt qasja e të gjithëve në këtë vend? Sepse kjo është historia që ata po shkruajnë, dhe ne po e lejojmë që t`a bëjnë këtë gjë. Gjithsesi, ne duhet të jemi të përgatitur për pasojat e kësaj historie./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.foxnews.com/opinion/tucker-carlson-abuse-of-history-jfk-capitol-riot
Fushata e vaksinimit kundër Covid-19 ka filluar. Masat mbroj...
Nga David Marcus “The Federalist”Pavarësisht një tronditje t...
Nga Sergei Kuznetsov “Politico.eu”Në Ukrainë dhe Bjellorusi,...
Një studim i kohëve të fundit, paraqiti një panoramë optimis...
Prindërit e dinë shumë mirë skenarin:fëmija i tyre sillet ke...
Ne kemi tashmë një listë të gjatë arsyesh pse duhen pëlqyer ...
Nga Doug Bandow “National Riview”Një nga çështjet e pakta mb...
Sipas një studimi varianti i ri i koronavirusit të Covid-19 ...
Nga Rod Dacombe “The Conversation”Të gjithë i kemi parë. Jan...
Nga Kai Weiss “CapX”“Reklama më e mirë për Brexit”, shkruant...
Parandalimi i infeksionit Covid-19, ndodh përmes shumë gjest...
Sëmundja e lisë vrau pafundësisht njerëz – 300 milion vetëm ...
Nga J.R Dunn “American Thinker”Nja nga çështjet kryesore mid...
Nga Dorcha Lee “Brussels Times”Diku në Afrikë ekziston një f...
Nëse dyshoni se dikush po ju gënjen, kushtojini vëmendje gje...
Sipas një studimi të “Rutgers”,përdorimi i tepërt i antibiot...
Dashuria e njerëzimit për çokollatën,ka nisur më shumë se 5 ...
Holokausti solli një numër të madh të vdekurish, rreth 10 mi...
Nga Fraser Myers “Spiked Riview”Gara e vaksinave është e shë...
Ne Homo sapiens-ët nuk kemi qenë të vetëm në Tokë. Kohë më p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...