Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Kai Weiss ?CapX?
?Reklama më e mirë për Brexit?, shkruante të mërkurën gazeta kryesore gjermane ?Die Zeit?. Në betejën gjithnjë e më të ashpër mbi vaksinat midis AstraZeneca dhe Bashkimit Evropian – të cilën disa e përshkruajnë tashmë si një luftë të plotë, Komisioni Evropian ?ka vepruar me ngadalësi, në mënyrë burokratike dhe me një qasje proteksioniste, dhe kur diçka shkon keq, faji është gjithmonë i dikujt tjetër?.
Në këtë rast, BE është përpjekur t`a fajësojë kompaninë farmaceutike për dështimet e saj të panumërta. Në një përpjekje tjetër të hapur për shmangien e vëmendjes, Komisioni Evropian ka nisur një përplasje të ashpër me Mbretërinë e Bashkuar, e cila i kishte porositur vaksinat e saj 3 muaj përpara fqinjëve evropianë. Sa i përket vetë AstraZeneca-s, situata mbetet konfuze, siç e bëri të qartë edhe vetë kreu i saj ekzekutiv Paskal Sorio në një intervistë të gjatë dhënë ditën e martën. Ka vërtet probleme me prodhimin e vaksinave. Por kompania argumenton se nuk ka asnjë detyrim t?i dërgojë 80 milion doza vaksine BE-së për të cilat ajo u zotua disa kohë më parë, pasi me Brukselin ajo ka nënshkruar një kontratë ku premton të?bëjë përpjekjet më të mira?, pra se do të përpiqet të dërgojë sa më shumë doza që të jetë e mundur, pa premtuar një numër të caktuar.
Dhe çfarë po ndodh me sherrin e ri BE-Britani e Madhe? Epo, si në shumicën e fushave të jetës, ai që porosit i pari, pret të marrë i pari produktet për të cilat ka paguar. Ndërkohë,BE-ja vetë nuk është e para në asnjë prej blerjeve. Në një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave, Komisionerja e Shëndetësisë në BE, Stela Kiriakides argumentoi se qasja ?të parët që vijnë shërbehen në fillim,mund të zbatohet nga pronari i një dyqani mishi në një lagje, por jo për kontratat, dhe as për marrëveshjet tona të blerjes në avancë?.
Por ajo ishte më pak e qartë, mbi atë se si BE do ta detyrojë AstraZeneca t`a zhvendosë prodhimin e saj nga Britania në kontinent. Qasja e Kiriakides është se kjo nuk ka të bëjë as me kontratën në vetvete, por me faktin që kompanitë e vaksinave kanë një përgjegjësi morale dhe shoqërore ?të cilën ato duhet t`a mbajnë?.
Megjithatë, me sa duket kjo ?përgjegjësi morale? nuk shtrihet në përmbushjen e kontratës së saj ekzistuese me një vend tjetër, nëse ndodh që ajo të jetë e pa leverdisshme për BE-në. Se kush është në fakt i saktë në këtë debat – Soriot apo Kyriakides – është e vështirë të thuhet.
Në shumë mënyra, është fjala e tij kundër fjalës së saj. Merrni klauzolën ?përpjekja më e mirë?, për të cilën Sorio argumenton se është në kontratë, por Komisioni Evropian këmbëngul se nuk është kështu. Që të dy mund të mos thonë të vërtetën, dhe AstraZeneca nuk po e lehtëson këtë debat,duke refuzuar të bëjë publike kontratën për të mbështetur pretendimet e saj.
Sido që të jetë e vërteta, fakti që udhëheqësit e BE-së po përpiqen tani t?i detyrojnë kompanitë që të marrin lejen e Brukselit për të nxjerrë vaksinat jashtë bllokut, tregon se sa të dëshpëruar janë aktualisht krerët e BE-së. Problemet me miratimin e ngadaltë të vaksinave nga Agjencia Mjekësore Evropiane (EMA), sidomos në krahasim me vendet si Britania e Madhe dhe Izraeli, janë të mirë-dokumentuara.
Por problemi shumë më i madh është se thjesht nuk ka pasur gati sa duhet vaksina edhe kur ato janë autorizuar. Ndërsa Izraeli ka vaksinuar 31 për qind të popullsisë së tij, Britania e Madhe 10.7 dhe SHBA 6.5 për qind, BE-ja është ende e mbërthyer në 1.7 për qind. Ndërsa Izraeli dhe Britania e Madhe në veçanti, kanë shtuar ambiciet e tyre për të vaksinuar gjithnjë e më shumë njerëz në ditë, BE ka mbetur në vend. Dhe ndërsa sigurisht që ka pasur probleme në shumë shtete anëtare për të marrë vaksinat që kanë porositur, problemi kryesor është se nuk ka pasur doza të mjaftueshme.
Për shembull, Danimarka, ishte në rrugën e duhur për të ndjekur Izraelin dhe Mbretërinë e Bashkuar si shembuj pozitivë të një vaksinimi në shkallë të gjerë, deri kur vaksinat mbaruan në mesin e këtij muaji. Në të vërtetë, ndërsa zyrtarët e BE-së janë ankuar shpesh se qeveritë kombëtare ia hedhin fajin Brukselit për të parandaluar një krizë politike në vendin e tyre, kjo në fakt është një krizë e gatuar në selinë e BE-së në Bruksel.
Po bëhet gjithnjë e më e qartë, se BE-ja e ka minuar strategjinë e vet. Në fillim Komisioni u përqendrua më shumë tek AstraZeneca në vend të Pfizer/BioNTech dhe Moderna, pasi vaksina e saj është dukshëm më e lirë.Si Pfizer dhe Moderna i ofruan BE-së më shumë vaksina, ajo e hodhi poshtë ofertën, madje për habinë e vetë kompanive. Kur Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn, kërkoi gjatë verës së shkuar që Komisioni Evropian të blinte më shumë doza BioNTech, ai u kritikua ashpër.
Në atë kohë thuhej se qeveria franceze, donte t?i jepte prioritet kompanisë farmaceutike franceze Sanofi, edhe pse në fakt ajo nuk kishte prodhuar ende një vaksinë efektive (në fakt tani po planifikon të ndihmojë në prodhimin e vaksinës BioNTech nga korriku i këtij viti e tutje). Dhe duket se në kulmin e krizës më të keqe me të cilën është përballur ndonjëherë BE-ja, interesat kombëtar E patën përparësi mbi të famshmin ?solidaritet evropian?. Komisioni nuk dëshiron të pranojë atë që është e kuptueshme:nëse do të përballeshin me realitetin, pasojat do të ishin të rënda. Në terma afatshkurtër, kritikat ndajudhëheqësve kombëtarë dhe zyrtarëve të lartë të Komisionit – jo vetëm ndaj presidentes Ursula von der Leyen – me siguri që do të ishin gjithnjë e më të forta.
Edhe pasojat afatgjata do të ishin gjithashtu të rënda. Keq-menaxhimi në këtë lloj shkalle, ka potencialin të minojë seriozisht marrëdhëniet midis Brukselit dhe qeverive kombëtare. Ne tashmë po shohim plasaritjen e unitetit evropian, pasi disa vende anëtare blejnë doza shtesë,pavarësisht nga një marrëveshje fillestare për të mos vepruar në këtë mënyrë. Edhe eurofili më i zjarrtë nuk do të ishte i nxituar,po t`a shihte dështimin e vaksinës si diçka tjetër përveçse një katastrofe për ?projektin?.Ndërkohë, ne mund të presim që të vazhdojnë taktikat e bullizmit:ankesat që Pfizer/BioNTech nuk po dërgohen sa duhet, që AstraZeneca po përpiqet t?ia hedhë Brukselit, apo që britanikët e lig po tërheqin furnizimet e vaksinave në dëm të evropianëve.
Nëse ndonjë nga këto do të ketë efektin e dëshiruar të lëkundjes së tubimit të publikut pas BE-së,kjo mbetet për t?u parë. Por, gjykuar nga përpjekjet e deritanishme të Komisionit në lidhje me vaksinën, nuk do të vija bast për suksesin e tij./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://capx.co/what-does-the-vaccine-fiasco-promise-for-european-solidarity/
Parandalimi i infeksionit Covid-19, ndodh përmes shumë gjest...
Sëmundja e lisë vrau pafundësisht njerëz – 300 milion vetëm ...
Nga J.R Dunn “American Thinker”Nja nga çështjet kryesore mid...
Nga Dorcha Lee “Brussels Times”Diku në Afrikë ekziston një f...
Nëse dyshoni se dikush po ju gënjen, kushtojini vëmendje gje...
Sipas një studimi të “Rutgers”,përdorimi i tepërt i antibiot...
Dashuria e njerëzimit për çokollatën,ka nisur më shumë se 5 ...
Holokausti solli një numër të madh të vdekurish, rreth 10 mi...
Nga Fraser Myers “Spiked Riview”Gara e vaksinave është e shë...
Ne Homo sapiens-ët nuk kemi qenë të vetëm në Tokë. Kohë më p...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”Shtetet e Bashkuara po i rikth...
Arsyeja se pse shumica e njerëzve që preken nga një formë e ...
Disa ditë pas Krishtlindjes, Moli Hering, 14 vjeçe dhe vëlla...
Në Evropë është gjendja më e mirë se në SHBA? Por edhe Londr...
Nga Lawrence O. Gostin, Eric A. Friedman & Suerie MoonBota ë...
Për shumicën nga ne, emri Bazileios Zakarias, ose Bazil Zaha...
Sipas organizatës amerikane Pew Research Center, sot mbi gjy...
Nga Kevid R. Brock “The Hill”Xho Bajden është tashmë preside...
Në këto kohë stresuese të pandemisë, ekspertët e shëndetit k...
Nga Rich Lowry “National Riview”Fjalimet e Ceremonive të Për...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...