
Ankthi është i lidhur me pirjen e duhanit, arsyeja mbetet ende e mjegullt
Në këto kohë stresuese të pandemisë, ekspertët e shëndetit k...
Nga Kevid R. Brock ?The Hill?
Xho Bajden është tashmë president i ri i SHBA-së, dhe ky fakt nuk do të përmbyset. Por Donald Trump pretendon se zgjedhjet iu vodhën përmes një manipulimi të madh. Kundërshtarët e Trump thonë se pretendimet e tij janë të pabazuara dhe të rreme.
Po kush ka te drejtë? Në mungesë të një hetimi shterues, nuk e dimë me siguri. Ajo që dimë është se ky debat po e përçan vendin. Dhe një Amerikë e ndarë është ajo që i kënaq më shumë armiqtë tanë. Presidenti Bajden ka shprehur me të drejtë dëshirën për t`a unifikuar kombin.
Por nëse kjo gjë do të ndodhë apo jo do të duhet të kalojë përmes kësaj çështje. Nëse Trump ka të drejtë apo gabim, kjo gjë duhet ndarë. Një segment i madh i popullatës në SHBA, beson fuqimisht se manipulimi ndikoi shumë në zgjedhjet e fundit.
Kjo mund t?u duket e padrejtë mbështetësve të Bajden, por është një realitet që nuk do të zhduket vetëm pse ata besojnë se nuk është e vërtetë. Tani për tani, politikanët po na japin leksione se si të mos i kapërcejmë dyshimet në lidhje me zgjedhjet, dhe të bashkojmë vendin. Ata po vazhdojnë të zbatojnë një model manipulimesh të ashpra, të cilat ne i kemi parë gjatë gjithë vitit të shkuar, përmes pandemisë së Covid-19 dhe një vere trazirash urbane që tronditi amerikanët, dhe i ka futur ata në një kacafytje me njëri-tjetrin, që të kujton fundin e viteve 1960.
Tensionet nuk janë zbutur as nga udhëheqësit e përgjegjshëm përkundrazi janë ndezur nga demagogjia. Për pasojë në rrugët tona dhe së fundmi në institucionet tona qeveritare ka shpërthyer dhuna. Shumë shpesh, fjalët e Trump ishin fyese, të vrazhda dhe të papërgjegjshme, dhe për këtë ai nuk ka askënd për të fajësuar përveç vetvetes.
Pavarësisht nëse pretendimet e tij për mashtrim të votuesve kanë apo jo bazë, ai ndërtoi
jo pak zhurmë rreth saj, duke formuar një komision dypartiak për të hetuar shqetësimet e tij, dhe së fundmi organizoi një tubim masiv dhe inkurajoi një marshim mbi një degë tjetër të qeverisë, me pasoja katastrofike.
Por as fjalët e përdorura nga kundërshtarët e Trump nuk janë më të mira. Ne jemi dëshmitarë sesi jo vetëm Trump por edhe votuesit dhe mbështetësit e tij, po portretizohen si avokatë të dhunës, si supremacistë të bardhë, si njerëz që kanë nevojë për riedukim, dhe si të padenjë për të qenë një zë publik.
Kjo qasje përdoret si një dredhi cinike, për të forcuar një pushtet më të madh politik, përmes margjinalizimit dhe shtypjes së një segmenti kryesor të popullatës në vend. Censura, ky armik i njerëzve të lirë, është duke u përdorur kundër çdo sugjerimi mbi manipulimin e zgjedhjeve të nëntorit 2020.
Politikanët e opozitës, sot në pushtet, dhe shumë gazetarët në mediat e lajmeve kanë pohuar me arrogancë se pretendimet e Trump janë të rreme. Dhuna dhe censura, janë dy anë të së njëjtës medalje. Këtë vit janë përdorur që të dyja. Dhuna është një përpjekje për të frikësuar dhe imponuar pranimin e një të versioni të caktuar të ngjarjes.
Kur përballet me pak rezistencë, ajo funksionon. Censura është mjeti i atyre që nuk janë të sigurt për drejtësinë e pozitës së tyre, për të vërtetën e saj. Ajo është hapësira e sigurt e atyre që kanë argumente të dobëta. Është një dhunë e mirë-menduar. Kjo është arsyeja pse një numër udhëheqësish botërorë të cilët nuk ishin mbështetës të Trump – duke filluar me kancelaren gjermane Angela Merkel ?i kundërshtuan për censurimin apo mbylljen e llogarive të zotit Trump mediat sociale si Facebook, Twitter dhe platforma të tjera dixhitale, duke e quajtur këtë akt si ?problematik? dhe ?të rrezikshëm?.
Censura vjen si shprehje e panikut. Vetëm pohimi se pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve janë të pabazuara, dhe censurimi i çdo pretendimi për të kundërtën, nuk do të unifikojë SHBA-në. Ajo vetëm sa forcon dyshimet se diçka po synohet të fshihet. Censura përsëritet për shkak të frikës.
Rruga më e mirë – për të mirën e të gjithë njerëzve, dhe jo vetëm për një grup politikanësh apo një parti politike – është një vlerësim objektiv nga autoritetet ligjore nëse duhet një hetim mbi dyshimet për manipulim. FBI-ja ka përgjegjësinë kryesore për hetimin e kësaj akuze. Teknikisht, Trump ka hedhur në tryezë akuzat duke cituar rezultate specifike statistikisht anormale apo numerikisht të pamundura në disa shtete, së bashku me disa betime të nënshkruara.
Nëse nuk ka indikacione të qarta se pretendimet e Trump janë plotësisht të trilluara dhe mashtrime, vetëm fjalia e kundërshtarëve të tij se ?Donald Trump është i lig? nuk është justifikimi i duhur për të injoruar automatikisht një pretendim.
Shumë njerëz nga të dyja kampet, mund të vënë në dyshim paanësinë e FBI-së. Shumë e drejtë. Ky është dëmi i trashëguar që lanë pas një gjysmë duzine drejtuesish mashtrues, të cilët janë larguar tashmë nga byroja. Por FBI mbetet organi më i aftë hetimor që kemi.
Pra, FBI duhet të hetojë. Nëse pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve do të lihen të pa hetuara, ndarja e vendit do të vazhdojë. Dhe rrezikojmë që të dyja palët të nisin të hartojnë strategji për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që të mbeten konkurruese. Atëherë, një amerikan do të kishte besim tek vota sa ka sot një venezuelian. Ne nuk do të udhëhiqeshim më; thjesht do të manipuloheshim.
Shënim:Kevin R.Brock, ish-ndihmës drejtor i inteligjencës për FBI-në, ka qenë një agjent special i FBI-së për 24 vjet dhe nënkryetari Qendrës Kombëtare të Antiterrorizmit (NCTC)./CNA.al
Në këto kohë stresuese të pandemisë, ekspertët e shëndetit k...
Nga Rich Lowry “National Riview”Fjalimet e Ceremonive të Për...
Nga Ashleigh Furlong “Politico.eu”Premtimet globale të shpër...
Nga Michael Hefferon “The Conversation”Ndërsa ka nisur vaksi...
Me përvojën dhe stilin politik pajtues, Joe Biden është pres...
Shqetësime ka ngjallur më shumë varianti brazilian i Coronës...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Nga dje vendi më i fuqishëm...
Inteligjenca artificiale (AI), është tashmë mjeti i domosdos...
Nga Simone Baglioni “Open Democracy”Në pranverën e vitit 202...
Nga Nathan Bartlett “The Conversation”Raportet për rreth 30 ...
Nga William A.Galston “The Wall Street Journal”Duke prezantu...
Nga Stacey McKenna “Scientific American”Më në fund po ndodh ...
Nga John Keiger “Spectator”Franca është anëtarja e vetme e p...
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Pas shumë...
Nga Matthew Karnitschnig “Politico”Emri i Angela Merkel nuk ...
Kur njerëzit mendojnë për njerëzit më të pasur në histori, u...
Për shekuj me radhë, shtresa më e sipërme e Tokës mendohej t...
Nga Maria Repnikova “The New York Times”A është vërtet kaosi...
Jeta e hershme në Tokë mund të ketë evoluar në burimet e ngr...
Nëse ka një gjë të sigurt në këtë pandemi, është kjo:të pakt...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Zhdukja e Ervis Martinajt mbetet ende një ndër sfidat ...
Një tjetër pastruese është vënë në pranga pasi ka vjedhur ...
Policia e Durrësit ka arrestuar një 34-vjeçar gjatë operacio...
Policia ka zbardhur aksidentin e ndodhur mëngjesin e djesh...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Ndodhi herën e fundit kur isha në Korçë.Kur po kaloja ...
ARRSH ka informuar qytetarët lidhur me situatën nga moti i...
Drejtoria e Përgjithshme njofton se tragetet e linjës Durrës...
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, është shp...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, në provincën...
Lufta në Ukrainë prej rreth një viti ka futur në “ankt...
Në reagimin e saj të parë zyrtar publik pas rrëzimit t...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...