Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Ashleigh Furlong ?Politico.eu?
Premtimet globale të shpërndarjes së drejtë të vaksinave kundër koronavirusit po bien shpejt, pasi mjeti që u krijua për të parandaluar vendet e pasura, që të marrin për vete të gjitha sasitë në dispozicion, nuk ka shpërndarë ende një dozë të vetme.
Në njërën anë kemi shembuj si BE dhe Britania e Madhe, ku janë shpërndarë tashmë 11 milion doza vaksinash. Në total, BE-ja ka nënshkruar kontrata për blerjen e 2.3 miliardë dozave, ndërsa Britania e Madhe ka siguruar 367 milionë doza. Nëse do të miratohen të gjitha ato vaksina, popullatat e tyre do të jenë në gjendje të vaksinohen gati 3 herë. Vendet e pasura po vendosin gjithashtu objektiva ambiciozë për shtatorin e këtij viti. Qeveria britanike synon t?i japë të gjithë të rriturve dozën e parë; Belgjika planifikon të ketë vaksinuar 70 për qind të popullsisë së saj; dhe Gjermania 60 për qind të popullsisë.
Por në anën tjetër në vendet më pak të pasura, fushatat kombëtare të vaksinimit nuk kanë nisur ende. Dhe ky është makthi, për të cilin ekspertët globalë të shëndetit na kishin paralajmëruar prej kohësh. COVAX, përpjekja e përbashkët për të siguruar shpërndarjen e drejtë të vaksinave të menaxhuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH); GAVI, Aleanca e Vaksinave; dhe Koalicioni për Inovacione dhe Gatishmërinë Epidemike (CEPI), synonin të shmangnin të ashtuquajturin ?nacionalizëm të vaksinave?.
Por megjithëse ka siguruar rreth 2 miliardë doza – me synimin për të mbuluar 20 për qind të popullsisë së vendeve pjesëmarrëse deri në fund të këtij viti- asnjëra dozë e vetme nuk është dorëzuar. Dhe ndërsa mbështetësit e tij, thonë se struktura është ?në rrugën e duhur?, asaj i mungojnë ende rreth 2.8 miliardë dollarë që i duhet këtë vit.
Ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje nga COVAX, janë vendet që nuk kanë mundësi të blejnë vaksina vetë, pra gjithsej 92 vende. Këtu përfshihen vende të tilla si Afganistani, Etiopia, Uganda dhe Zimbabve. Sidoqoftë, edhe shumë vende të tjera që po paguajnë vetë blerjen e dozave, si Afrika e Jugut, kishin mbështetur shpresat e tyre tek kjo strukturë.
?Si mund të pretendojmë se kemi fondet e duhura? Nuk mundemi?-thotë Keit Elder, këshilltare e vjetër për politikat e vaksinave në organizatën ?Mjekët pa Kufij?. Edhe Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Gebrejesus, e ka pranuar se gjërat nuk po shkojnë siç ishin planifikuar.
Të hënën, ai zbuloi se gjatë 2 javëve të fundit, vendet anëtare kanë pyetur se kur COVAX do të blejë vaksinat që u duhen. ?Bota është në prag të një dështimi katastrofik moral, dhe kostoja e këtij dështimi do të paguhet me jetë njerëzish në vendet më të varfra të botës?-
ishte paralajmërimi i ashpër i Tedros. Ai ripërsëriti thirrjen e tij ndaj vendeve të pasura, që të ndalojnë marrëveshjet dypalëshe në kurriz të COVAX. Por disa nga vendet e shënjestruara, po kritikojnë gjithashtu COVAX. Në një deklaratë drejtuar bordit ekzekutiv të OBSH-së të hënën, Klemens Auer, tha në emër të Austrisë, se COVAX ?duhet të bëjë një punë më të mirë?.
Për muaj me radhë, mbështetësit e COVAX iu lutën vendeve të pasura për t?u përfshirë në nismë. Në fund, erdhën premtimet për financimet dhe regjistrime në COVAX. BE po kontribuon tani me 500 milion euro, për të mbështetur shpërndarjen e vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Edhe vendet e tjera dhe fondacionet bamirëse, kanë premtuar gjithashtu sshuma të konsiderueshme. Franca dhe Gjermania do japin 100 milion euro, ndërsa Kanada po kontribuon me 246 milion dollarë.
Por marrëveshjet dypalëshe mbi blerjen e vaksinave – të cilat në fillim COVAX i pranoi – vazhdojnë të përhapen, dhe vendet po vazhdojnë të blejnë qindra miliona doza nga një sasi globale shumë e kufizuar. Dhe shqetësimi kryesor mbi marrëveshje të tilla, është se ato i lejojnë vendet e pasura të marrin më shumë doza të një burimi të pakët, në vend se të bëjnë pazar në mënyrë kolektive, për të lejuar një shpërndarje më të drejtë.
Sa i përket kohës kur vaksinat do të fillojnë të shpërndahen përmes mekanizmit, COVAX ka premtuar fillimin e muajit shkurt. Por ata që e kanë ndjekur nga afër nismën, janë të shqetësuar. Kryesisht pasi shumë nga marrëveshjet e COVAX, nuk janë tamam marrëveshje të qarta të blerjes me prodhuesit e ilaçeve.
Përjashtimet e vetme janë 170 milion dozat e vaksinës Oxford/AstraZeneca, dhe 200 milion doza të tjera të së njëjtës vaksinë (ose kandidates së Novavax), që sigurohen përmes një marrëveshje me Institutin Serum në Indi. Por marrëveshjet e tjera të COVAX, janë më pak të prera. Për shembull, marrëveshja e saj për 500 milion doza të vaksinës kandidate Janssen është në formën e një memorandumi mirëkuptimi, ndërsa 200 milion doza të vaksinës Sanofi/GSK, janë përmes një deklarate të qëllimit.
Shefi i OBSH ia ka hedhur fajin për vonesën prodhuesve të vaksinave, duke argumentuar se ato ?i japin përparësi miratimit rregullator në vendet e pasura ku fitimet janë më të larta, në vend se t?i japin OBSH dosjet e plota të produkteve të tyre?.
Opsioni tjetër është që vendet e pasura të dhurojnë dozat e tepërta, pasi të kenë vaksinuar qytetarët e tyre. Kanadaja është zotuar t?i dhurojë dozat e veta të tepërta. Vetë Komisioni Evropian, ka thënë se vendet anëtare të BE-së janë të gatshme ta bëjnë këtë, dhe po punon për të ngritur një skemë për shpërndarjen e dozave të tepërta. Por deri më sot, anëtarët e BE-së nuk kanë marrë ende dozat që u duhen./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.politico.eu/article/coronavirus-vaccines-poor-countries-equal-access/
Nga Michael Hefferon “The Conversation”Ndërsa ka nisur vaksi...
Me përvojën dhe stilin politik pajtues, Joe Biden është pres...
Shqetësime ka ngjallur më shumë varianti brazilian i Coronës...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Nga dje vendi më i fuqishëm...
Inteligjenca artificiale (AI), është tashmë mjeti i domosdos...
Nga Simone Baglioni “Open Democracy”Në pranverën e vitit 202...
Nga Nathan Bartlett “The Conversation”Raportet për rreth 30 ...
Nga William A.Galston “The Wall Street Journal”Duke prezantu...
Nga Stacey McKenna “Scientific American”Më në fund po ndodh ...
Nga John Keiger “Spectator”Franca është anëtarja e vetme e p...
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Pas shumë...
Nga Matthew Karnitschnig “Politico”Emri i Angela Merkel nuk ...
Kur njerëzit mendojnë për njerëzit më të pasur në histori, u...
Për shekuj me radhë, shtresa më e sipërme e Tokës mendohej t...
Nga Maria Repnikova “The New York Times”A është vërtet kaosi...
Jeta e hershme në Tokë mund të ketë evoluar në burimet e ngr...
Nëse ka një gjë të sigurt në këtë pandemi, është kjo:të pakt...
Nga Cristina Gallardo “Politico.eu”Britania pas Brexit po e ...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Harrojeni tranzicionin e pu...
Nga Tonit Barber “Financial Times”Në një referendum të mbajt...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...