A shkakton vaksina mutacione gjenetike? Çfarë marrëzie!
Asnjë ngjarje tjetër në historinë e kohëve të fundit, nuk e ...
Nga Tonit Barber ?Financial Times?
Në një referendum të mbajtur 4 muaj më parë, italianët votuan për të reduktuar numrin e anëtarëve të parlamentit nga 945 në 600. Mbështetja e madhe për këtë nismë, ishte një ndëshkim i fortë për klasën politike italiane, e parë ndër dekada si e zënë kryesisht me intrigat egoiste të pushtetit në Romë, sesa me problemet e qytetarëve të thjeshtë.
Tani qeveria e kryeministrit italian Xhuzepe Konte është në krizë falë intrigave të njërit prej paraardhësve të tij në detyrë. Duke tërhequr ministrat e partisë së tij nga koalicioni qeverisës i Kontes pasditen e së mërkurës, ish-kryeministri Mateo Renci ka injektuar pasiguri në opinionin politik, pikërisht në kohën kur Italia ka më shumë nevojë se kurrë për një udhëheqje të qëndrueshme.
Numri kombëtar i të vdekurve nga pandemia e Covid-19 i kaloi 80.000 këtë javë – i dyti më i lartë në Evropë pas Britanisë së Madhe. Ekonomia, që nuk ka regjistruar thuajse asnjë rritje gjatë20 viteve të fundit, u tkurr me rreth 9 për qind vitin e kaluar.
Por në vend se të merret me këto probleme, kryeministri Konte duhet të fokusohet tani tek rindërtimi i kabinetit të tij qeverisës dhe i shumicës së saj në Senat, dhoma e sipërme e parlamentit italian.
Ai është i fundit nga dhjetëra kryeministra italianë, që kanë rënë pre e intrigave politike në epokën e pas vitit 1945. Por pak prej tyre janë ngatërruar në rrethana të tilla kaq shumë sfiduese për kombin. Lajmi i mirë për Italinë, është se nuk ka gjasa të ndodhë një përsëritje e trazirave financiare që shpërthyen në vitin 2018. Në atë kohë, tregjet financiare të shqetësuara për borxhin sovran të Italisë, u zhytën në një panik të madh të shkaktuar nga propozimet ekonomike të qeverisë së re, të përbërë nga Lëvizja anti-establishment Pesë Yjet dhe Lega e së djathtës.
Tani, Italia gëzon mbrojtjen e masave emergjente të Bankës Qendrore Evropiane, dhe shpreson të ringjallë ekonominë me fondin e rimëkëmbjes pandemike prej 750 miliardë euro të Bashkimit Evropian. Për më tepër, manovrat e Rencit mund të mos çojnë në krijimin e një koalicioni thelbësisht të ri, ashtu si në vitin 2019, dhe as të imponojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Të gjithë politikanët – nga Lëvizja Pesë Yjet dhe partnerja e saj e koalicionit, Demokratët e qendrës së majtë, tek partia e vogël e Rencit Italia Viva – janë të vetëdijshëm se për shkak të referendumit të vitit të kaluar, legjislatura tjetër nuk do të ketë hapësirë për shumë prej tyre. Dhe për ata që do të përjashtohen, përfitimet dhe privilegjet që e bëjnë kaq tërheqëse një karrierë parlamentare në Itali, nuk do të jenë më.
Për pasojë, raundi i fundit i intrigave politike mund të rezultojë në fund një stuhi në një filxhan çaji. Nëse është kështu, Italia do të jetë e lirë të përqendrohet në përparësinë e saj më madhore: zbatimin efikas të një plani të rimëkëmbjes ekonomike të ndërtuar mbi pjesën që do të marrë Italia në fondet e ndihmës së BE-së.
Kjo ndihmë arrin në rreth 200 miliardë euro, ose 10 për qind e produktit të brendshëm bruto, e shpërndarë në 5 vjet. Është një mundësi që vjen një herë në një brez, dhe që qeveritë e mëparshme italiane vetëm mund t`a ëndërronin që ta kishin në dispozicion për t`a shpenzuar.
Gjithsesi, perspektiva këtu nuk është dhe aq premtuese. Renci ishte i saktë kur identifikoi mangësitë në planin e qeverisë, edhe pse synimi i tij kryesor duket se është bërja e vetes si një pjesë e domosdoshme e peizazhit politik italian.
Detyra është të sigurohet që fondet e Bashkimit Evropian, të mos shpërdorohen në ferra korruptive, por të shkojnë në projekte që e rrisin produktivitetin italian, dhe përmirësojnë efektivitetin e administratës publike dhe sistemit italian të drejtësisë.
Në një fjalim të mbajtur muajin e kaluar, Injacio Visko, guvernatori i Bankës Qendrore të Italisë, përmendi disa nga sfidat.
?Në zgjedhjen e menaxherëve, origjina familjare, lidhjet shoqërore dhe politike shpesh duket se kanë më shumë peshë sesa kompetenca, aftësitë menaxheriale dhe arsimimi?- tha ai.
?Kjo qasje priret të pengojë performancën e korporatave, për shkak të mungesës së hapjes ndaj talenteve të jashtëm dhe praktikave moderne të menaxhimit, duke çuar në një efikasitet më të ulët të kompanisë, dhe tek një prirje e dobët për t?u rinovuar?- shtoi ai.
Partnerët e Italisë në Bashkimin Evropian, i dinë shumë mirë këto mangësi. Duke hequr dorë nga kënaqësia që u japin intrigat politike, politikanët italianë duhet të përqendrohen në përdorimin sa më mirë të fondeve të BE-së. Nëse dështojnë, zhgënjimi nga Italia i pjesës tjetër të Evropës vetëm sa do të rritet./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.ft.com/content/877272aa-d76c-49f4-86e0-f5dfd3ff0d3a
Asnjë ngjarje tjetër në historinë e kohëve të fundit, nuk e ...
Nga Ashley Woodcock “CapX”Ndërsa jemi pranë 100.000 vdekjeve...
“The Economist”Bllokimet e pranverës së vitit 2020 për shkak...
Me gati 3 miliardë përdorues aktivë në muaj, Facebook mban s...
Nga Harriet Constable “BBC’Ishte 3 janari i vitit 2020 dhe S...
Nga Ido Vock “New Statesman”Varianti i ri britanik i koronav...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Shumica e liderëve evropia...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Pak orë pas trazirave të javës ...
Nga Mark LeonardViti që lamë pas solli shumë ngjarje trondit...
Nga të gjithë numrat që ekzistojnë, zeroja ka diçka të veçan...
Bakteret ose viruset si gripi i zakonshëm që shkaktojnë pneu...
Nga Ramesh Ponnuru “National Riview”Republikanët mund të pre...
A mund të sëmureni sërish nga Covid-19? Kjo pyetje është ngr...
Uashingtoni, është kryeqyteti i SHBA-së, dhe vendndodhja e K...
Nga Avery HurtNuk ka dyshime se viti 2020, do të hyjë në his...
Nga Milana Nikollova “Emerging Europe”Kryeministri i Maqedon...
Nuk mund të mohohet që 2020-a pengoi të gjitha llojet e akti...
Nga Bernard Henry-LevyÇfarë ka të re në këtë fillim të vitit...
Nga Sigmar Gabriel “Project Syndicate”“OKB-ja nuk është them...
Nga Walter C.Clemens Jr. “National Interest”Lajmi për komplo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...