web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja sa herë është përballur Uashingtoni me dhunën politike përgjatë historisë

12 Janar 2021, 07:51, Blog CNA

Uashingtoni, është kryeqyteti i SHBA-së, dhe vendndodhja e Kapitol Hill, selisë së dhomës së ulët dhe të lartë të parlamentit amerikan. Pamjet e futjes së dhunshme të mërkurën e 6 janarit të një turme mbështetësish të presidentit Trump në Kapitol, bënë xhiron botës. Por kjo nuk ishte e hera e parë që kryeqyteti amerikan përjeton dhunë politike.

Djegia e Uashingtonit

Gjatë Luftës së vitit 1812 kundër Britanisë së Madhe, trupat pushtuese britanike marshuan
në Uashington dhe i vunë flakën e Kapitolit më 24 gusht 1814. Ushtarët britanikë i vunë gjithashtu flakën Shtëpisë së Bardhë dhe monumenteve të tjera amerikane, duke e lënë kryeqytetin të shkatërruar.

Përleshje politike

Ekziston një listë e gjatë episodesh të dhunshme politike, ku politikanët janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrit. Për shembull, në vitin 1856, kongresmeni Preston Bruks i Karolinës së Jugut përdori një kallam për të sulmuar brutalisht senatorin Çarles Samner nga Masaçusets, pas fjalimit të këtij të fundit pro heqjes së skllavërisë.
Në vitin 1902, senatori i ri Xhon Meklorin po nga Karolina e Jugut, e quajti gënjeshtar senatorin e vjetër të shtetit të tij, Ben Tilman. Ky i fundit e goditi me grusht në nofull, ndërsa në sallë shpërthe një përleshje masive.

Shpërthimi i bombës në Senat

Më 2 korrik 1915, një ish-profesor gjerman në Universitetin e Harvardit, Erik Mynter, u fut në Sallën e Pritjes së Senatit dhe la aty 3kallëpëdinamit. Në fakt, ai donte të hidhte në erë Sallën e Senatit, por kjo ishte mbyllur, ndaj ai i la materialet shpërthyese në dhomën ngjitur.
Bomba shpërtheu pak para mesnatës dhe askush nuk u lëndua.
Duke përdorur një emër të rremë, Mynter deklaroi në një letër dërguar një gazete se e kishte ndërmarrë atë akt si një lloj?thirrje për paqe? gjatë Luftës së Parë Botërore. Mynter kreu një atentat ndaj financierit të famshëm JP.Morgan të cilin vetëm e plagosi. Mynter u arrestua, ndërsa vrau veten në burg.

Veteranët e Luftës së Parë Botërore mashtrojnë në Uashington

Pas Luftës së Parë Botërore, rreth 25.000 ushtarë amerikanë u mblodhën jashtë Kongresit
në vitin 1932, në përpjekje për të marrë një dëmshpërblim që u ishte premtuar atyre që nga legjislatura e shkuar. Sipas këtij ligji, bonusi ishte planifikuar për në vitin 1945, por Depresioni i kishte bërë veteranët të dëshpëruar për para.
Një lloj bonusi i përshpejtuar u miratua nga Kongresi por jo nga Senati. Marshuesit ishin të zhgënjyer, por u shpërndanë paqësisht, duke ngritur disa çadra pranë Kapitol Hill. Muajin që pasoi, trupat e armatosura federale dogjën dhe shkatërruan kampet e veteranëve, duke vrarë disa dhe plagosur shumë të tjerë.

Sulmi me bombë nga organizata ?Weather Underground?

Në fillim të viteve 1970, grupi kundër Luftës në Vietnam i njohur si ?Weather Underground?, vendosi një seri bombash në Uashington. Ai vendosi dhe shpërtheu gjithashtu bomba në qytete të tjera të mëdha të SHBA-së. Tre nga anëtarët themelues të grupit vranë aksidentalisht veten në vitin 1970, ndërsa po vendosnin bomba në Nju Jork.

Separatistët nga Porto Riko

Më 1 mars 1954, 4 separatistë portorikanë hynë në Kongres në momentin që po mbahet një votim. Si pjesë e Partisë Nacionaliste Portorikane, ata dëshironin që Porto Riko të ishte i pavarur, dhe jo një territor i SHBA-së. Atë pasdite, nacionalistët portorikanë, të armatosur me pistoleta, qëlluan pa dallim duke plagosur 4 kongresmenë. Pak orë më vonë agresorët u kapën.

Bombë në godinën e Kapitolit

Në nëntor 1983, një bombë shpërtheu në krahun verior të Kapitolit. Pak përpara shpërthimit, një telefonues anonim që pretendonte se ishte anëtar i ?Njësisë së Rezistencës së Armatosur?, tha se bomba ishte vendosur për të protestuar kundër veprimeve ushtarake të SHBA-së në Grenada dhe Liban.
Bomba shkaktoi 250.000 dollarë dëme, por fatmirësisht askush nuk u lëndua. Pas një hetimi 5-vjeçar, u ngritën akuza kundër 6 personave që besohet se qëndronin pas sulmit. Pas këtij akti në Kapitol u shtuan masat e sigurisë. Kohë më parë zona jashtë Sallës së Senatit ishte e hapur për publikun, ndërsa tani për të hyrë aty duhet një leje e veçantë.

Sulmi në Kapitol shkaktoi 2 të vdekur

Në korrik 1998, një person i armatosur shmangu masat e sigurisë dhe u nis me vrap drejt zyrës së republikanit Tom Delaj nga Teksasi. Në përpjekjen e tyre për t`a ndalur agresorin, 2 oficerë të Policisë së Kapitolit vdiqën gjatë kryerjes së detyrës. Gjatë asaj ngjarje u plagos një turiste femër. Autori i krimit, Rasëll Ueston,u diagnostikua me skizofreni paranojake, ndaj u cilësua si i pamundur për t?u gjykuar.

Sulmet e 11 Shtatorit dhe ato me antraks

Më 11 shtator 2001, dhjetëra terroristët rrëmbyen disa avionë dhe i përplasën ato mbi Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe Pentagon. Një avion i katërt, u rrëzua në Pensilvani përpara se të arrinte objektivin e synuar, godinën e Kapitol Hill. Pak ditë më vonë, në Kapitol u gjetën baktere vdekjeprurëse të antraksit, përfshirë edhe zyrën e kreut të shumicës në Senat, Tom Dashl./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.livescience.com/political-violence-us-capital.html





Lajmet e fundit nga