Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Pirja e duhanit,lidhet me një rrezik në rritje të simptomave të rënda nga Covid-19, dhe duhanpirësit kanë më shumë gjasa të shtrohen në spital sesa jo-duhanpirësit. Në këtë përfundim ka arritur një studimi i botuar të mërkurën në ?Thorax?, nga studiuesit e Kolegjit Mbretëror të Londrës, të cilët shqyrtuan lidhjen midis pirjes së duhanit dhe ashpërsisë së Covid-19.
Studiuesit analizuan të dhënat nga aplikacioni ?ZOE COVID Symptom Study?. Nga pjesëmarrësit e aplikacionit, 11 për qind ishin duhanpirës. Ky është një proporcion më i ulët se sa popullsia e përgjithshme e duhanpirësve në Britani prej 14.7 për qind. Gjithsesi, ai pasqyron demografinë e mostrës së vetë-zgjedhur nga aplikacioni. Ndërsa më shumë se një e treta e përdoruesve, raportuan se nuk ndiheshin mirë fizikisht gjatë periudhës së studimit (24 mars-prill 2020), duhanpirësit kishin 14 për qind më shumë gjasa të shfaqnin treshen klasike të simptomave që tregojnë prekjen nga Covid-19: ethe, kollë e vazhdueshme dhe gulçim, krahasuar me ata që nuk pinë duhan.
Gjithashtu, duhanpirësit kishin më shumë të ngjarë të kishin një ngarkesë më të lartë të simptomave sesa jo-duhanpirësit. Duhanpirësit kishin 29 për qind më shumë gjasa të raportonin më shumë se sa 5 simptoma të lidhura me Covid-19, dhe 50 për qind më shumë të ngjarë të raportonin më shumë se 10 simptoma, përfshirë humbjen e nuhatjes, oreksit, diarrenë, lodhjen, konfuzionin apo dhimbjen e muskujve. Një numër më i madh i simptomave sugjerojnë një formë më të rëndë të COVID-19.Për më tepër, duhanpirësit që rezultuan pozitivë ndaj SARS-CoV-2, kishin më shumë se 2 herë gjasa të shtroheshin në spital se sa jo-duhanpirësit.
Studiuesit i rekomanduan autoriteteve përfshirjen e një strategjie të lënies së duhanit, si një element për të adresuar pandeminë e Covid-19, pasi pirja e duhanit rrit gjasat e sëmundjes simptomatike po ashtu edhe ashpërsinë e saj. Ndërkohë, ulja e niveleve të pirjes së duhanit, mund të zvogëlojë gjithashtu barrën e sistemit shëndetësor nga sëmundjet e tjera të lidhura me pirjen e duhanit që kërkojnë shtrimin në spital. Dr.Mario Falki, studiuesi kryesor dhe pedagog në Kolegjin Mbretëror të Londrës: ?Disa raporte, kanë sugjeruar një efekt mbrojtës të pirjes së duhanit ndaj rrezikut të Covid-19. Megjithatë, studimet në këtë fushë, mund të ndikohen lehtësisht nga paragjykimet në marrjen e mostrave, pjesëmarrjen dhe përgjigjen. Rezultatet tona, tregojnë qartazi se duhanpirësit janë më të rrezikuar të vuajnë nga një gamë më e gjerë e simptomave tëCovid-19 sesa jo-duhanpirësit.?
Kler Stives, një tjetër studiuese e këtij studimi, tha:?Ndërsa rastet e reja me Covid-19 vazhdojnë që të rriten dhe spitalet britanike janë drejt shterimit të të gjitha kapaciteteve, është e rëndësishme të bëjmë gjithçka që mundemi për të zvogëluar efektet e pandemisë, dhe për të zbuluar mënyra për të zvogëluar shtrimet në spitale. Analiza jonë tregon se pirja e duhanit, i rrit gjasat që një person të shtrohet në spital. Prandaj ndalimi i pirjes së duhanit, është një nga gjërat që mund të bëjmë për të zvogëluar pasojat shëndetësore nga kjo sëmundje?./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.eurekalert.org/pub_releases/2021-01/kcl-sas010621.php
Pas autorizimit më të fundit nga EMA dhe AIFA për shpërndarj...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Kushdo që po përpiqet të kuptoj...
Nga Manuela Barreto “Psychology Today”Shumëështëshkruar këto...
Nga J.B Shurk “American Thinker”Një pjesë shumë më e madhe e...
Nga Jim RobbinsNdërsa pandemia e Covid-19 po shkon drejt një...
Nga Anthony BellangerProfesionistët e kujdesit shëndetësor d...
Një ekip ndërkombëtar studiuesish, ka gjetur një lidhje midi...
Nga Elizabeth Landau “Smithsonianmag”Kjo ide lindi teksa Kri...
Nga Helen Davidson “The Guardian”Shtohen spekulimet mbi vend...
Nga Jillian Deutsch “Politico.eu”Kur është fjala për vaksini...
Nga Mathew J.Burrows & Robert A.Manning2020-a nuk u quajt më...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Presidentja e Komisionit...
Një studim i zgjeruar i botuar në fundin e vitit të kaluar, ...
Tek shumica e njerëzve, infektimi me SARS-CoV-2 – virusi që ...
Trajektorja e Jacinda Ardern, nga lindja deri më sot, është ...
Kur shkencëtari i famshëm u dërgua me urgjencë në spital më ...
Vaksina kundra COVID-19 e Oxford-AstraZeneca, është autorizu...
Nga larja e përditshme e dhëmbëve, deri tek pirja e kafes në...
Pavarësisht motit të keq javët e fundit, nga pikëpamja e kli...
Nga Robert Zapesochny “Newsmax”Pas sulmeve të 11 shtatorit 2...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...