Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Milana Nikollova ?Emerging Europe?
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka premtuar së fundmi t`a shndërrojë kryeqytetin e vendit, Shkupin, në një ?Amsterdam? të Ballkanit, me plane të ngjashme për të bërë të njëjtë gjë edhe me qytetin piktoresk buzë liqenit të Ohrit. Propozimi i Zaev është ligjërimi i marijuanës për përdorim personal në kafenetë e stilit holandez në të gjithë vendin. Kjo lëvizje, synon që të inkurajojë rritjen e turizmit në të dyja qytetet, dhe zhvendosjen e biznesit të kultivimit dhe shpërndarjes së kanabisit nga duart e kriminelëve në duart e operatorëve të kontrolluar nga shteti.
Kritiku e kësaj ideje, Vlatko Gjorcev i partisë së djathtës ekstreme, IMRO, ka vënë në dyshim efektet që mund të ketë mbi shëndetin dhe pozitën morale të kombit një ndryshim i tillë i politikës. Edhe të tjerë kanë vënë në dyshim motivet e Zaevit mbi të qenit kaq i hapur ndaj kësaj çështje. Shumë prej kritikëve e lidhin këtë qasje me përfshirjen e familjes së tij në një ndërmarrje fitimprurëse të kanabisit.
Në një intervistë për seksionin e Deutsche Welle në Maqedoninë e Veriut muajin e kaluar, Zaev mohoi të kishte interesa personale pas kësaj nisme, ndërsa premtoi se do të bëhen përpjekje për t?u siguruar që fitimet e mundshme nga ky aktivitet të investohen në vend.
Gjithashtu, ai vuri në dukje se pritet të diskutohet edhe çështja e dekriminalizimit dhe legalizimit të plotë të kanabisit në vend, dhe se partia e tij, Union Socialdemokrat, është e gatshme të tërhiqet nga ky propozim, në rast se shumica e qytetarëve maqedonas janë kundër tij.
Edhe pse zotërimi dhe përdorimi i bimës narkotike nuk është ende i ligjshëm në të gjitha rrethanat, kultivimi i marijuanës është krijuar si një ndërmarrje e suksesshme në vend. Edhe pse Maqedonia e Veriut është një nga vendet e pakta në botë që lejon si kultivimin dhe eksportimin e marijuanës, tani ajo po synon të bëhet një lidere botërore në eksportimin e substancës. Vendi është frymëzuar nga qasja që ka tregu në Kanada ndaj kultivimit dhe shitjes së kanabisit, ku sipërmarrjet private lejohen ta kultivojnë dhe tregtojnë bimën narkotike. Në vitin 2018, ?International Canadian Cannabis Corp? (ICC), ra dakord të blejë 100 për qind të ?Balkan Cannabis Corp?, që ka licencën e kultivimit dhe shitjes së kanabisit mjekësor maqedonas, si dhe licencat mjekësore bullgare të kultivimit të kanabisit dhe kërpit.
?IÇ do të përdorë rrjetin e saj të gjerë në Evropën Lindore për të synuar arritjen e valës së dytë të legalizimit të kanabisit evropian?-komentoi një zëdhënës i kompanisë në lidhje me blerjen. Ndërkohë Kroacia nuk ka legalizuar vetëm marijuanën për përdorim mjekësor.
Në vitin 2012, vendi ishte ndër të paktët në Evropë që de-kriminalizoi zotërimin e të gjitha drogave për përdorim personal. Mirela Holy, presidente e Këshillit të Zhvillimit të Gjelbër në Partinë Socialdemokrate kroate dhe ish-ministre e Mjedisit, propozoi shkurtin e vitit të kaluar miratimin e një ligji për të legalizuar plotësisht zotërimin dhe kultivimin e kufizuar të marijuanës për përdorim personal.
Projekt-ligji do të legalizonte gjithashtu edhe kultivimin e kërpit për qëllime tregtare. Holy thotë se marijuana është provuar të jetë më pak e dëmshme dhe më pak problematike sesa alkooli ose cigarja, ndërsa nënprodukti i kërpit mund të përdoret si një alternativë bio-degraduese ndaj llojeve të caktuara të plastikës dhe bujqësisë, ndaj ka një potencial të madh.
?Ne propozojmë një model hibrid (shtetëror/privat) të agjencisë shtetërore për të ruajtur cilësinë e lartë të produktit në treg. Kur është fjala për përdorimin e kanabisit për qëllime rekreative, ligji do të lejojë që çdo i rritur të kultivojë deri në 9 bimë kanabisi për nevojat e tij personale?-shton Holy.
Udhëheqësit në të dyja vendet ballkanike, duket se joshen nga mundësitë e ndryshme ekonomike që sjell legalizimi i plotë i kanabisit në vendet e tyre, përfshirë sektorët e turizmit dhe tregtisë. Gjithsesi, në të vetmin vend evropian në zhvillim, që ka legalizuar tashmë plotësisht zotërimin dhe përdorimin e drogës, legalizimi ishte më shumë një vendim nga poshtë-lart. Para dekriminalizimit dhe legalizimit të plotë në vitin 2018, rregullat e Gjeorgjisë mbi kanabisin ishin cilësuar si ?drakoniane? në raporte të ndryshme ndërkombëtare. Raportet thoshin se dikush mund të burgosej deri në14 vjet. Pas 5 vitesh protesta para godinës së parlamentit në Tbilisi, Gjykata Kushtetuese e Gjeorgjisë vendosi që ?konsumimi i marijuanës, është një veprim i mbrojtur nga e drejta e personalitetit të lirë?.
Prandaj, Gjeorgjia është aktualisht i vetmi vend në Evropën në zhvillim, dhe gjithashtu një nga vetëm 4 vendet në botë, që e ka legalizuar substancën në të gjithë territorin e saj. Pavarësisht se bën pjesë në këtë klub të vogël, Gjeorgjia nuk duket se aspiron t`a kthejë këtë në një mundësi për biznes.
Përkundrazi, Tbilisi, që po ndërmerr hapa aktivë për të inkurajuar më shumë turizmin e qëndrueshëm sesa atë masiv, po bën një emër për vete me teknikat e tij unike dhe antike të prodhimit të verës. Përkundër disa shqetësimeve mbi legalizimin e plotë të kanabisit në Kroaci dhe Maqedoni të Veriut, Gjeorgjia dhe vendet e tjera, ku ligje të tilla janë bërë tashmë realitet, tregojnë se nuk ka gjasa që këto ligje të ardhshme të kenë ndonjë efekt negativ në popullsinë e vendeve.
Në fakt, studimet tregojnë vazhdimisht se arrestimi i vazhdueshëm dhe burgosja për akuzat e lidhura me drogën, nuk çojnë në një reduktim të abuzimit apo varësisë nga këto substanca. Gjithsesi, kjo qasje mund t?i heqë grupeve të krimit të organizuar një pjesë të madhe nga ky biznes, duke sjellë një fluks të ardhurash nga ekonomia deri dje gri, ndërsa do të ulë çmimet e produktit, dhe do të futë rregulloret që e bëjnë produktin të sigurt./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://emerging-europe.com/after-hours/legal-marijuana-is-skopje-set-to-become-a-balkan-amsterdam/
Nuk mund të mohohet që 2020-a pengoi të gjitha llojet e akti...
Nga Bernard Henry-LevyÇfarë ka të re në këtë fillim të vitit...
Nga Sigmar Gabriel “Project Syndicate”“OKB-ja nuk është them...
Nga Walter C.Clemens Jr. “National Interest”Lajmi për komplo...
Që nga ditët e para të pandemisë, studiuesit e mësuan se nje...
Nga Edward N. Luttwak “The Wall Street Journal”Kryengritjet ...
Asnjëherë si këto vit, nuk do të dëshironim të kishim një si...
Pirja e duhanit,lidhet me një rrezik në rritje të simptomave...
Pas autorizimit më të fundit nga EMA dhe AIFA për shpërndarj...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Kushdo që po përpiqet të kuptoj...
Nga Manuela Barreto “Psychology Today”Shumëështëshkruar këto...
Nga J.B Shurk “American Thinker”Një pjesë shumë më e madhe e...
Nga Jim RobbinsNdërsa pandemia e Covid-19 po shkon drejt një...
Nga Anthony BellangerProfesionistët e kujdesit shëndetësor d...
Një ekip ndërkombëtar studiuesish, ka gjetur një lidhje midi...
Nga Elizabeth Landau “Smithsonianmag”Kjo ide lindi teksa Kri...
Nga Helen Davidson “The Guardian”Shtohen spekulimet mbi vend...
Nga Jillian Deutsch “Politico.eu”Kur është fjala për vaksini...
Nga Mathew J.Burrows & Robert A.Manning2020-a nuk u quajt më...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Presidentja e Komisionit...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...