web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A janë njerëzit fajtorë për përhapjen e Covid-19, apo po përdorim masat e gabuara të kontrollit?

15 Janar 2021, 08:38, Blog CNA

Nga Ashley Woodcock ?CapX?

Ndërsa jemi pranë 100.000 vdekjeve në Britani, pandemia Covid-19 është duke u përshpejtuar ende me shpejtësi. Por edhe pse duket sikur varianti i ri i virusit është më i transmetueshëm, nuk është akoma e qartë se si po transmetohet ai. Dogma kolektive, e promovuar nga autoritetet shëndetësore në Britani dhe SHBA, është se Covid-i është një virus i ngjashëm me gripin i transmetuar përmes aerosoleve. Sidoqoftë, masat e kontrollit urgjent kundër aerosoleve (të cilat duket se po parandalojnë çdo lloj gripi këtë vit) janë joefektive ndaj Covid, pa i mbyllur njerëzit në shtëpitë e tyre.

Është gjithnjë e më e mundshme, që virusi të jetë shumë infektues nga rrugë të tjera, duke u përhapur nga kontakti i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë, si dhe nga transmetimi fekalo-oral. Ai del me feçet, është i qëndrueshëm në sipërfaqet në vendet publike, dhe gjithashtu mund të jetë i pranishëm në zinxhirin e ushqimit të ngrirë. Për më tepër, të dhënat sugjerojnë që rreziku më i madh ishte vizita në një supermarket.

Sa i përket transmetimit përmes aerosoleve (grimcave të vogla), kjo duket e pamundur në komunitet, jashtë spitaleve dhe sigurisht në ambiente të jashtme. Në fakt, grimcat virusale në një aerosol nuk janë zbuluar kurrë zbuluar në komunitet.

Cilido që e bart Covid-in në gojë dhe hundë, që kollitet ose teshtin mbi dorë, do ta transferojë virusin tek doreza e derës, tek ushqimi i ngrirë në një supermarket, apo tek ushqimi apo gotën e birrës që konsumon në një pub. Distanca fizike do t?iu mbajë larg nga spërklat e kollës, por kjo gjithashtu zvogëlon kontaktet e ndërsjella fizike, duke ruajtur hapësirën tuaj personale. Në mënyrë të ngjashme, larja jo e duhur e duarve pas përdorimit të tualetit (më pak se 30 sekonda me sapun), mund të sjellë transmetimin fekalo-oral të virusit.
Covid është i pranishëm në traktin gastrointestinal herët, dhe më vonë gjatë sëmundjes. Ai gjendet zakonisht në gojë dhe fyt, në fazën ku formon bazën për të gjitha testet e hershme diagnostikuese. Ne të gjithë prekim shpesh fytyrat tona (dhe maskat e fytyrës), dhe virusi mund të transferohet nga sipërfaqet e ndotura, dhe duart në fytyrë dhe gojë.

Virusi është zbuluar gjithashtu në feçe, dhe në ujërat e zeza. Ne gjithashtu e dimë që Covid-19 vazhdon të qëndrojë deri në 28 ditë në sipërfaqet e brendshme, veçanërisht në çelikun inoks dhe plastikën, tek celularët, bankomatet dhe banaqet e supermarketeve.
Në spitale, SARS-CoV-2 ARN gjendet gjerësisht në sipërfaqet në vendet publike, çka sugjeron se spitalet dhe personeli i spitalit, janë një burim kryesor i infeksionit. Numri në rritje i pacientëve të sëmurë që shtrohen në spital me sëmundje, po preken shpesh nga Covid-19.
Edhe personeli i spitalit gjithashtu ka nivele të larta të infeksionit dhe seropozitivitetit, dhe ata duhet të jenë një burim kryesor i infeksionit, si në familjet e tyre ashtu edhe në komunitetin e gjerë. Kjo do të thotë që masat e kontrollit të infeksionit në spital duhen forcuar më tej.

Një vëmendje tjetër duhet t?i kushtohet zinxhirit ushqimor, dhe vendeve ku blejmë ushqimet. Ka të ngjarë që Covid-19, të jetë i pranishëm në zinxhirin e ushqimeve të ngrira, në paketimin e ushqimit, dhe nga ndotja nga ata që e kanë prekur më parë. Prodhuesit dhe shpërndarësit e ushqimit, sistemuesit e produkteve në supermarkete, kamarierët dhe stafi i lokalit mund të jenë burim i infeksionit. Covid vritet nga nxehtësia, por mbijeton shumë më gjatë në temperatura të ulëta, dhe mund të qëndrojë në ushqime të ngrira, apo në paketimet e tyre.

Ne e pamë këtë në Kinë në fillim të korrikut 2020, kur Covid-19 u zbulua në ushqime të ngrira. Shpërthime epidemike ka pasur dhe midis punëtorëve në një fabrikë të mishit të pulave në Danimarkë. Të dhënat e mësipërme sugjerojnë se mund të jenë masat e kontrollit dhe jo gabimet individuale, ato që janë përgjegjëse për përshkallëzimin e epidemisë.

Përveç theksimit të udhëzimit të mbajtjes së distancës sociale dhe maskave të fytyrës, strategjia e shëndetit publik, vëmendja duhet të fokusohet sërish në përmirësimin e higjienës për të kontrolluar transmetimin e virusit nga sipërfaqet e ndotura dhe përmes rrugës gojore fekale.

Ky ndryshim në të menduar, do të mundësonte një qasje shumë më pro-aktive për kontrollin e infeksionit, me një theks të madh në parandalimin e transmetimit përmes higjienës së përmirësuar. Këtu janë një numër hapash të rëndësishëm, që bizneset dhe organizatat e tjera mund të ndërmarrin për t?i mbajtur njerëzit e prekshëm të sigurt, derisa ata të vaksinohen./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://capx.co/are-the-people-to-blame-for-the-covid-spread-or-are-we-using-the-wrong-control-measures/





Lajmet e fundit nga