Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga të gjithë numrat që ekzistojnë, zeroja ka diçka të veçantë. Ne mund të gjejmë shembuj të botës reale të numrave të tjerë, qofshin ato 1 dollarë, 99 tullumbace të kuqe, 100 vjet vetmi etj. Por është e vështirë të gjesh shembuj të hiçit, madje edhe vakuumi i supozuar i hapësirës prishet nga copëza të dobëta të atomeve të hidrogjenit.
Ndoshta kjo është arsyeja pse numri zero është një shpikje e kohëve të fundit. Ndërsa u shfaq në forma të ndryshme në vende të ndryshme, koncepti i asgjësë si numër është maksimumi vetëm disa mijëra vjet i vjetër. Dhe ndonjëherë duket se nuk ka ekzistuar fare. Si egjiptianët ashtu edhe romakët nuk duket se e përdorën zeron. Por sot ky numër është shumë i rëndësishëm për ne. Ai luan një rol themelor në llogaritje, pasi ne llogarisim derivatet që konvergojnë mbi zeron. Zero përdoret gjithashtu në sistemet koordinuese në grafiqe, të cilat fillojnë në pikën (0, 0).
Qytetërimet antike e përdorën zeron, së pari si një përbërës të sistemeve numerike dhe më vonë si një mjet matematikor. Sumerët mendohet se janë të parët që e kanë njohur idenë e asgjësë. Edhe Majat, zhvilluan në mënyrë të pavarur idenë e zeros. Më vonë , koncepti i hiçit udhë toi më vonë nga Lindja e Mesme në Indi, Kinë dhe gjetkë. Qytetërimet evropiane ishin mjaft të vonuara në këtë aspekt. Ato e përfshinë zeron në kulturat e tyre, vetëm pasi matematicieni italian Fibonaçi solli në Evropë sistemin e numrave indo-arabë, pas udhëtimeve që kreu në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Atje, si kudo tjetër, zeroja do të ishte një koncept revolucionar, duke i frymëzuar mendimtarët e Mesjetës dhe Rilindjes mbi njohuritë themelore rreth matematikës dhe botës. Pra zbulimi i zeros nuk ka ndodhur në të njëjtën kohë, por në shumë faza. Studiuesit mendojnë se gjithçka filloi me konceptin e asgjësë.
Kjo është mënyra se si babilonasit e përdorën numrin zero rreth 4.000 vjet më parë. Kur numëronin, ata i ndanin numrat e tyre në kolona, ashtu si ne sot, një koncept i quajtur shënim pozicionues. Për ne, numri 115 ka 3 kolona – njëshe, dhjetëshe dhe qindëshe.
Ka numrin5 në kolonën e njësheve,ka numrin 1 në kolonën e dhjetësheve, dhe sërish numrin 1 në kolonën e qindësheve. Le të themi që për të shkruar numrin 105, ne duhet të tregojmë se nuk ka asgjë në kolonën e dhjetësheve, diçka që sot është arritur duke përdorur zeron. Megjithëse babilonasit përdorën një sistem të ndryshëm numrash nga ne, ata numëruan në të njëjtën mënyrë, duke përdorur shënimet pozicionale. Kur u duhej të tregonin se një kolonë nuk kishte asgjë, babilonasit propozuan idenë që aty duhej të linin një hapësirë boshe. Ai është shembulli ynë i parë dhe i vërtetë i një pranimi të konceptit të asgjësë.
Majat e përdorën zeron në të njëjtën mënyrë. Kur shkruanin datat, atyre u duhej një mjet për të vendosur një zero në kolona kur ishte e përshtatshme. Për shembull, data që korrespondon me fillimin e asaj që ata besonin se ishte epoka aktuale e botës u shkrua 13.0.0.0.0 në shënimet Maja, dhe korrespondonte me vitin 3114 Para Erës Sonë .
Kjo për shkak se Majat nuk kishin deri në atë kohë asnjë kontakt me Euroazinë. Ndaj është e qartë se ata e shpikën konceptin e zeros në mënyrë të pavarur. Ndërkohë, nga Babilonia, zeroja filloi të përhapet ngadalë në rajone të tjera të botës. Ajo u shfaq në Greqi rreth shekullit IV Para Krishtit, e sjellë ndoshta nga Aleksandri i Madh pasi pushtoi Perandorinë Babilonase në vitin 331 Para Erës Sonë. Në atë kohë fillojmë të shohim gjurmët e ovaleve moderne që përdorim sot për të shkruar numrin zero. Astronomët grekë si Ptolemeu, përdorën një rreth të zbrazët kur llogarisnin figurat trigonometrike, shpesh duke shtuar një shirit ose një vijë në majë. Kjo, argumenton Robert Kaplan në librin e tij ?Asgjëja që është:Një histori natyrore e zeros?, tregon se ata ndoshta e menduan zeron si diçka më afër një shenje pikësimi midis numrave realë, dhe jo si një numër më vete.
Për një vlerësim të vërtetë të vendit të zeros në renditjen numerike, duhet të shkojmë në Indi. Atje, studiuesit shohin provat e para të forta të zeros, të quajtur ?sunya? nga indianët, dhe që përdorej në llogaritjet matematikore. Matematikanët atje e konceptuan zeron si një njësi numerike unike.
Me gjasë i pari që e bëri këtë ishte një burrë me emrin Brahmagupta, një figurë qendrore në matematikën indiane. Në traktatin e tij matematik ?Brahmasphutasiddhanta?, shkruar në vitin 628, Brahmagupta përshkruan rregulla për të bërë llogaritjet me zero, të cilat janë ato që bëjmë sot.
?Kur zero i shtohet një numri ose zbritet nga një numër, numri mbetet i pandryshuar; dhe një numër i shumëzuar me zero bëhet zero?- shkruan ai. Gjithsesi, origjina e vërtetë e zeros është ende një objekt debati midis historianëve dhe matematikanëve. Për shembull, numri zero mund të jetë shfaqur edhe më herët se në Indi në atë që është sot Kamboxhia, argumenton Amir Akzel. Matematikani kreu një studim disa vjeçar mbi origjinën e zeros, duke përfunduar në qytetin antik të Angkor Vat. Atje, një pllakë që daton në shekullin VII Pas Krishtit, përmban atë që ai argumenton se është zero e parë e vërtetë në botë./Përshtatur nga CNA.al
Burimi:
Bakteret ose viruset si gripi i zakonshëm që shkaktojnë pneu...
Nga Ramesh Ponnuru “National Riview”Republikanët mund të pre...
A mund të sëmureni sërish nga Covid-19? Kjo pyetje është ngr...
Uashingtoni, është kryeqyteti i SHBA-së, dhe vendndodhja e K...
Nga Avery HurtNuk ka dyshime se viti 2020, do të hyjë në his...
Nga Milana Nikollova “Emerging Europe”Kryeministri i Maqedon...
Nuk mund të mohohet që 2020-a pengoi të gjitha llojet e akti...
Nga Bernard Henry-LevyÇfarë ka të re në këtë fillim të vitit...
Nga Sigmar Gabriel “Project Syndicate”“OKB-ja nuk është them...
Nga Walter C.Clemens Jr. “National Interest”Lajmi për komplo...
Që nga ditët e para të pandemisë, studiuesit e mësuan se nje...
Nga Edward N. Luttwak “The Wall Street Journal”Kryengritjet ...
Asnjëherë si këto vit, nuk do të dëshironim të kishim një si...
Pirja e duhanit,lidhet me një rrezik në rritje të simptomave...
Pas autorizimit më të fundit nga EMA dhe AIFA për shpërndarj...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Kushdo që po përpiqet të kuptoj...
Nga Manuela Barreto “Psychology Today”Shumëështëshkruar këto...
Nga J.B Shurk “American Thinker”Një pjesë shumë më e madhe e...
Nga Jim RobbinsNdërsa pandemia e Covid-19 po shkon drejt një...
Nga Anthony BellangerProfesionistët e kujdesit shëndetësor d...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...