E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
?The Economist?
Bllokimet e pranverës së vitit 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, të cilat në kulmin e tyre përfshinë më shumë se gjysmën e popullsisë së botës, provokuan një rënie të madhe të ekonomisë globale. Në prillin e vitit të shkuar, prodhimi ekonomik global ishte 20 për qind më poshtë nga sa ishte parashikuar.
Ndërsa rastet me koronavirusit janë rritur sërish, vendet e pasura po zbatojnë një raund tjetër bllokimesh. Franca u mbyll që në nëntor, Italia gjatë Krishtlindjeve, ndërsa Anglia hyri në një bllokim kombëtar më 6 janar të këtij viti. Disa pjesë të Japonisë, kanë hyrë në një gjendje të jashtëzakonshme.
Situata në SHBA, ku autoritetet lokale dhe jo qeveria federale janë kryesisht përgjegjëse për urdhrat e qëndrimit të qytetarëve në shtëpi, është më e ndërlikuar. Por disa masa të vendosura së fundmi,sugjerojnë se kufizimet zyrtare janë tani gati po aq të forta sa ishin në pranverë. Raundi i fundit i bllokimeve do të godasë sërish ekonominë globale,por ndoshta jo aq fort sa vitin e kaluar. Analistë të bankës ?Goldman Sachs?, thonë se në rastin e Britanisë ?ndjeshmëria e aktivitetit ekonomik ndaj kufizimeve të Covid-19, është zvogëluar ndjeshëm në krahasim me bllokimin e parë?.
Në studimin e botuar më 8 janar banka HSBC, vuri në dukje se prodhimi industrial gjerman ?e zgjati rikuperimin e tij në nëntor, pa u penguar nga bllokimi i ri?. Raporti i tregut të punës në SHBA për muajin dhjetor 2020, tregon se punësimi ra për herë të parë që nga muaji prill, një lajm ky dëshpërues në kushtet kur miliona njerëz janë ende pa punë. Megjithatë, tregues të tjerë ekonomikë, si për shembull shpenzimet e konsumatorit, janë në gjendje më të mirë sesa ishin në pranverën e vitit të shkuar. Do të kalojë disa kohë para se shifrat zyrtare të PBB-së të konfirmojnë qëndrueshmërinë në rritje të botës së pasur ndaj bllokimeve.
Por në një studim të botuar së fundmi, Nikolas Voloszko i OECD, një institut studimor i vendeve të pasura, përdor të dhënat e kërkimit në Google, për të ndërtuar një vlerësim javor të PBB-së për ekonomitë e mëdha. Në prill ato po operonin me rreth 80 për qind të kapacitetit të tyre.
Tani ato po operojnë me mbi 90 për qind. Ky përmirësim shpejtohet nga 3 faktorë kryesorë:më pak frikë nga publiku; politika qeveritare të kalibruara më mirë; dhe përshtatje nga ana e bizneseve me situatën. Së pari marrim frikën. Në mars dhe prill, koronavirusi ishte shumë i panjohur, dhe shumë njerëz reaguan duke u mbyllur nëpër shtëpitë e tyre. Analiza e një studimi nga YouGov,konsistoi se në prill 2020 më shumë se 60 për qind e të anketuarve në vendet e pasura, ishin të shqetësuar se mos prekeshin nga virusi. Ndërkohë, një kuptim më i mirë i asaj që ata mund të bëjnë për t`a shmangur sëmundjen, dhe ndoshta lodhja nga bllokimet, ka bërë që njerëzit tani të jenë më të gatshëm të dalin më shumë nga shtëpitë e tyre.
Të dhënat nga Google, sugjerojnë se në shumë vende, njerëzit lëvizin tani më shumë sesa në fillim të pandemisë nëpër hapësira publike. Faktori i dytë që shpjegon qëndrueshmërinë e ekonomive këtë herë është kalibrimi i politikave qeveritare. Zyrtarët kanë studiuar paraprakisht se cilat masa bllokimi vijnë me koston më të vogël ekonomike,ndaj tani ka më pak oreks të kërkohet mbyllja e shkollave sesa në pranverë, por më shumë oreks për udhëzimet mbi mbajtjen e maskës dhe testimin e atyre që vijnë nga jashtë vendit.
Shumë kanë ndjekur shembullin e Gjermanisë, ku shumë kantiere ndërtimi u lejuan të qëndronin të hapura edhe gjatë valës së parë. Arsyeja e tretë e rezistencës së ekonomisë ndaj bllokimeve të fundit lidhet me përshtatjen e bizneseve. Kalimi i papritur në punën nga distanca ishte shokues për shumë nga ata që punojnë zakonisht në zyrë.
Që atëherë kompanitë kanë investuar për t`a bërë veten më produktive edhe nën kushtet e bllokimit. Nga marsi deri në tetor 2020, Britania importoi laptopë me vlerë 4.7 miliardë paund, 20 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019.
Nik Blum nga Universiteti i Stenfordit dhe kolegët e tij, thonë në një analizë se pandemia ?ndryshoi drejtimin e inovacionit drejt teknologjive të reja që mbështesin konferencat online, telekomunikimin dhe ndërveprimin në distancë?. Sido që të jetë, ekonomia që hyri në pandemi do të duket shumë ndryshe nga ajo do të dalë prej saj./Përshtatur nga CNA.al
Me gati 3 miliardë përdorues aktivë në muaj, Facebook mban s...
Nga Harriet Constable “BBC’Ishte 3 janari i vitit 2020 dhe S...
Nga Ido Vock “New Statesman”Varianti i ri britanik i koronav...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Shumica e liderëve evropia...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Pak orë pas trazirave të javës ...
Nga Mark LeonardViti që lamë pas solli shumë ngjarje trondit...
Nga të gjithë numrat që ekzistojnë, zeroja ka diçka të veçan...
Bakteret ose viruset si gripi i zakonshëm që shkaktojnë pneu...
Nga Ramesh Ponnuru “National Riview”Republikanët mund të pre...
A mund të sëmureni sërish nga Covid-19? Kjo pyetje është ngr...
Uashingtoni, është kryeqyteti i SHBA-së, dhe vendndodhja e K...
Nga Avery HurtNuk ka dyshime se viti 2020, do të hyjë në his...
Nga Milana Nikollova “Emerging Europe”Kryeministri i Maqedon...
Nuk mund të mohohet që 2020-a pengoi të gjitha llojet e akti...
Nga Bernard Henry-LevyÇfarë ka të re në këtë fillim të vitit...
Nga Sigmar Gabriel “Project Syndicate”“OKB-ja nuk është them...
Nga Walter C.Clemens Jr. “National Interest”Lajmi për komplo...
Që nga ditët e para të pandemisë, studiuesit e mësuan se nje...
Nga Edward N. Luttwak “The Wall Street Journal”Kryengritjet ...
Asnjëherë si këto vit, nuk do të dëshironim të kishim një si...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...